Kusari për gjuhën e Sami Kurteshit: Vazhdimësi e politikave të VV-së që mediat t’i portretizojë si armiku i popullit!

Kusari për gjuhën e Sami Kurteshit: Vazhdimësi e politikave të VV-së që mediat t’i portretizojë si armiku i popullit!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka eskaluar ditën e djeshme me sulmin ndaj mediave.Kurteshi dje në Qendrën e Numërimit të votave i tensionuar iu është drejtuar gazetarëve ‘ mediat janë kriminale të vrasësve me pagesë’ “Media kriminale që e kanë vetëm një qëllim, ta qit Vetëvendosjen keq. Ju jeni […]

“Media kriminale që e kanë vetëm një qëllim, ta qit Vetëvendosjen keq. Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë” deklaroi Kurteshi .

Në lidhje me deklaratën e Kurteshit ka folur për “Gazeta Blic”, juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, transmeton Periskopi.

Kusari tha se gjuha e Sami Kurteshi reflekton mendësinë shtypëse të Lëvizjes Vetëvendosje.Ajo tha se ky subjekt politik përgjatë pesë viteve të kaluara ka keqpërdorur pushtetin për t’i luftuar gazetarët dhe mediat.

“Gjuha e Sami Kurteshit reflekton mendësinë shtypëse të Lëvizjes Vetëvendosje e cila përgjatë pesë viteve të kaluara ka keqpërdorë pushtetin e saj për t’i luftuar gazetarëve dhe mediat. Përdorimi i asaj gjuhë është bërë për të dehumanizuar gazetarët e Nacionales dhe është ftesë direkte për t’i sulmuar ata” deklaroi Kusari .

Kusari tha se një qasje e tillë ‘është vazhdimësi e politikave të VV-së që mediat dhe gazetarët t’i portretizojë si armiku i popullit’.

Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet nga deklaratat e Kurteshit.“Kjo qasje është vazhdimësi e politikave të VV-së që mediat dhe gazetarët t’i portretizojë si armiku i popullit me qëllim që publiku të mos iu besojë atyre. VV-ja duhet të distancohet nga Kurteshi dhe të marrë masa ndaj tij ndërsa policia duhet të ofrojë mbrojtje shtesë ndaj gazetarëve të kërcënuar” tha Kusari .

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i ka dënuar fuqishëm fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi ndaj mediave.“AGK-ja i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që urgjentisht të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave. Sulmet verbale ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë seriozisht lirinë e medias në Kosovë” thuhet në reagimin e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?