Krasniqi për vdekjen e babait të Thaçit: Nuk u shua një njeri por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar

Para pak minutash ka vdekur babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Periskopi. Menjëherë pas lajmit ka reaguar kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili shprehu ngushëllime për Haxhi Thaçin. “Nuk u shua një njeri por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar…” ka shkruar Krasniqi në Facebook. Postimi i […]
Menjëherë pas lajmit ka reaguar kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili shprehu ngushëllime për Haxhi Thaçin.
“Nuk u shua një njeri por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar…” ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë.
Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë.
U prehtë në paqe!












