“Kosova nuk ka luks për të zvarritur procese” – Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

“Kosova nuk ka luks për të zvarritur procese” – Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Ka apo s’ka urgjencë për formimin e institucioneve të reja? Kjo është dilema e ditëve të fundit në Kosovë. Publiku duket se është i ndarë, dhe secili grup i ka argumentet e veta. Ky disponim shpërfaqet edhe në bindjet e njohësve të çështjeve politike, të cilët i kemi kontaktuar për këtë temë. Për Bekim Salihun nga […]

Publiku duket se është i ndarë, dhe secili grup i ka argumentet e veta. Ky disponim shpërfaqet edhe në bindjet e njohësve të çështjeve politike, të cilët i kemi kontaktuar për këtë temë.

Për Bekim Salihun nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, situata aktuale e rinumërimit të votave dhe e ankesave nuk përbën risi, sepse rëndom partitë politike i kanë shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjorë në dispozicion për të adresuar vërejtje ose ankesa të natyrave të ndryshme lidhur me zgjedhjet.

“Të dhënat nga zgjedhjet e kaluara tregojnë se periudha mesatare që i është dashur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i certifikuar rezultatet ka qenë 21 deri në 30 ditë, kështu që akoma jemi brenda margjinës së një praktike nga e kaluara”, thotë ai.

Salihu beson se procesi, aktualisht, po zhvillohet me dinamikë normale, që mund të rezultojë me formim të Qeverisë në formë të rregullt:

“Kosova nuk është pa Qeveri. Brenda 10 ditëve, Qeveria mund të kalojë në Qeveri në detyrë, dhe si Qeveri në detyrë nuk mundet të procedojë vetëm me miratimin e ligjeve, përndryshe të gjitha funksionet tjera i ka të lejueshme. Natyrisht që zgjedhjet mbahen për t’u formuar Qeveria e re, dhe është e rëndësishme që të formohet, por aktualisht nuk ka mangësi ose hendek”.

Njëra prej mbledhjeve të Qeverisë së Kosovës.
Njëra prej mbledhjeve të Qeverisë së Kosovës.

“Kosova nuk ka luks për të zvarritur procese”

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit i fitoi Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila aktualisht është në pushtet, por që nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë së re.

Kryeministri aktual, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, zotohet se do ta formojë ekzekutivin e ri, por pa treguar saktë se si.

Zëra brenda partisë së tij përmendin mundësinë e një koalicioni me minoritetet joserbe, dhe llogarisin në mbështetjen e ndonjë deputeti të partive të mëdha shqiptare, ani pse ky skenar nuk konsiderohet se do të prodhojë stabilitet.

Partitë e mëdha shqiptare kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, madje kanë vendosur kushte edhe për arritjen e ndonjë koalicioni eventual me njëra-tjetrën.

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), beson se, duke e marrë për bazë situatën gjeopolitike në botë, dinamikat brenda administratës së re në Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimet e reja në Bashkimin Evropian, duket se ka mobilizim të tërësishëm të autoriteteve atje që të jenë të përgatitura dhe vigjilente karshi rrezikut dhe kërcënimeve, qoftë ndaj sigurisë, qoftë ndaj territorit.

“Unë nuk mendoj që Kosova e ka luksin të humbë edhe shumë kohë në këtë aspekt, për faktin që edhe neve na presin mjaft obligime, sidomos obligimet që kemi në dialogun me Serbinë”, shprehet Bugaqku, duke përmendur edhe përpjekjet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, raportin Radio Evropa e Lirë.

Prandaj, ai e sheh të rrugës që “të ketë një dinamizëm dhe fokus të gjerë edhe për çështjen e rajonit të Ballkanit”, transmeton Periskopi.

Imazhet e presidentit amerikan, Donald Trump dhe të dërguarit të tij për misione të posaçme, Richard Grenell, me mbishkrimin “Bëjeni Kosovën madhështore sërish
Imazhet e presidentit amerikan, Donald Trump dhe të dërguarit të tij për misione të posaçme, Richard Grenell, me mbishkrimin “Bëjeni Kosovën madhështore sërish”.

Kuvendi, “urgjenca e vetme”

Për Salihun, e vetmja urgjencë duhet të ekzistojë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës:

“Janë rreth 800 milionë euro që Bashkimi Evropian i ka dedikuar për Kosovën dhe, siç u kuptua, BE-ja pret që këto marrëveshje, këto fonde, fillimisht të miratohen në Kuvendin e Kosovës, për të mundësuar procedimin tutje, sipas natyrës së alokimit të tyre”.

Kuvendi konstituohet kur të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e tij. LVV-së, si fituese e zgjedhjeve, i takon që ta propozojë emrin e kryetarit, por nëse kjo parti nuk çon përpara një emër, procesi ngrin në vend.

Salihu nuk beson që do të ndodhë diçka e tillë, meqë, sipas tij, ky skenar do ta dëmtonte partinë në fjalë, për shkak se “mund të shihet si një lloj sabotimi, kundërshtimi, neglizhence, papërgjegjësie”.

Bugaqku nuk sheh shumë nguti në këtë drejtim, dhe beson se në këtë situatë përfiton Qeveria aktuale:

“Iu shkon për shtati ministrave, zëvendësministrave, atyre që bartin ende pozicione të larta shtetërore, për faktin se gjithçka lidhet me krijimin e institucioneve, dhe meqë nuk po ka nguti në gjithë këtë situatën e pasigurisë me rezultate, me dyshimet dhe ankesat që po bëhen, dikush mund të mendojë dhe ta shohë edhe më afatgjatë qëndrimin në pushtet”.

Megjithatë, Bugaqku përmend se shumë shpejt edhe këta zyrtarë mund të kenë kufizime, apo të mos mund të nënshkruajnë e ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare, prandaj duhet të ekzistojë sa më parë një Kuvend që e mban llogaridhënës ekzekutivin.

Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?