Kosova ia kalon Amerikës me kritere, Trump urdhëron prodhimin e rrymës me qymyr

Kosova ia kalon Amerikës me kritere, Trump urdhëron prodhimin e rrymës me qymyr

Kosova në vitin 2024-të ka importuar qymyr të përpunuar nga shtetet fqinje dhe vendet e tjera në vlerë prej 6 milionë eurove, sepse nuk ka arritë të ndërtojë asnjë megavat kapacitet për të prodhuar energji nga qymyri. Përkundër që fjalia “Kosova flen mbi qymyr”, pothuajse është kthyer në klishe, ky qymyr nuk ka shërbyer për […]

Përkundër që fjalia “Kosova flen mbi qymyr”, pothuajse është kthyer në klishe, ky qymyr nuk ka shërbyer për asgjë me Qeverinë  Kurti.

Sapo erdhi në pushtet Qeveria Kurti një nga punët e para që bëri ishte prishja e marrëveshjes me kompaninë amerikane “Contour Global”, e cila në kohën e qeverisjes së Ramush Haradinaj arriti marrëveshje për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, që parashihej  investimi prej 1.3 miliard euro për ndërtimin e termocentralit dhe prodhimin 500 megavatë orë energji elektrike.

Termocentrali “Kosova e Re”, ishte paraparë të fillonte ndërtimin në vitin 2022-të, kurse në punë termocentrali pritej të fillonte në vitin 2023-të. Ky termocentral ishte parapa me një gjatësi prej 40 viteve.

Termocentrali nuk filloj të ndërtohej, mirëpo kompania amerikane kishte paditur shtetin e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit për mos respektim të marrëveshjes.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës e kishte humbur këtë betejë në vitin 2023-të ku është detyruar të paguaj hiç më pak se 20 milionë euro.

Për dallim nga Kosova që e kishte cilësuar ndotës qymyrin, Administrata Trump  nuk i bëri përshtypje qymyri dhe ndotja e ambientit.

Trump ka kërkuar që menjëherë të fillohet prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri, duke mos i dëgjuar kritikët se po ringjall “dinosaurët” që ndotin ajrin.

Trump përmes një postimi në rrjetin social X ka paralajmërur prodhimin e energjisë me qymyr pas shumë vitesh.

“Pas vitesh të mbajtjes rob nga ekstremistët mjedisorë, luantikët, radikalët dhe banditë, duke lejuar vendet e tjera, veçanërisht Kinën, të fitojnë avantazhe të jashtëzakonshme ekonomike mbi ne duke hapur qindra të gjitha termocentralet me qymyr, unë po autorizoj administratën time që të fillojë menjëherë prodhimin e energjisë me qymyr të bukur të pastër”, ka shkruar Trump.

Këtë vendim të presidentit amerikan e ka përkrahuar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka kujtuar vendimin e Ministrit të Ekonomisë, Ethem Çeku për ndërtimin e kapaciteve të reja por sipas tij, “ishte ndaluar”.

“Presidenti Trump, dje, më 17 Mars 2025, autorizoi Administratën e tij për të filluar menjëherë prodhimin e energjisë me thëngjill. Kosova flen mbi rezervat më të mëdha të qymyrit në botë, por ende vuan nga çmimi i lartë i energjisë.Kosova duhet të bëhet një superfuqi energjetike. Në vitin 2007, profesori Ethem Çeku, në atë kohë Ministër i Energjisë u mundua, por e ndaluan”, ka shkruar ai.

Tahiri e ka përmendur edhe marrëveshjen me “Contour Global”, ku ky i fundit ka hedhur akuza për ndalim që sipas tij ka qëndruar “mafia ndërkombëtare dhe përfituesit lokal”.

“Po ashtu, Kryeministri Haradinaj në vitin 2018 u mundua, por u ndalua nga mafia ndërkombëtare dhe përfituesit lokalë. Sot, nuk ka më askush që ta pengojë këtë projekt. Tani është koha për lidership strategjik, veprim konkret dhe zhvillim të qëndrueshëm!”, ka shkuar ai.

Kujtojmë që Kosova, ka më shumë se 10 miliardë tonë linjit dhe nxen vendin e pestë për nga sasia në botë edhe pse në vitin 2025 Kosova është përballë me mungesë të madhe të energjisë elektike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?