Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Nxënësit e aksidentuar të enjten në fshatin Galicë të Vushtrrisë, pas ekzaminimeve mjekësore janë liruar për në shtëpi. Në këtë aksident ka mbetur i vdekur shoferi i minibusit me inicialet H.S., 59 vjeç. Shtatë nxënësit që po transportoheshin për në shkollë me minibus mbetën të lënduar për shkak të aksidentit. Për gjendjen e tyre ka […]

Në këtë aksident ka mbetur i vdekur shoferi i minibusit me inicialet H.S., 59 vjeç.

Shtatë nxënësit që po transportoheshin për në shkollë me minibus mbetën të lënduar për shkak të aksidentit.

Për gjendjen e tyre ka folur drejtori i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiri. Ai tha se gjendja e nxënësve është stabile.

Tahiri për KosovaPress tregoi se dje nxënësit iu janë nënshtruar kontrolleve rutinore në Emergjencë dhe më pas janë liruar për tek familjet e tyre, transmeton Periskopi.

“Gjendja është shumë e mirë, është stabile. Nuk ka asgjë shqetësuese. Me sa e di unë iu kanë nënshtruar një kontrolli më të hollësishëm dhe si përfundim të gjithë janë në ambientet e tyre familjare. Janë liruar shumë herët. Dje kam qenë pothuajse tërë kohën me ta në emergjencë të spitalit, derisa u liruan të gjithë. Ka pasur një rekomandim për kontrollë rutinore në Prishtinë njëra prej nxënësve, edhe ajo është liruar për në shtëpi”, tha Tahiri.

Sipas policisë, një aksident i rëndë ka ndodhur të enjten paradite në komunën e Vushtrrisë ku ka vdekur shoferi i një autobusi dhe janë lënduar disa persona.

Policia tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën lokale në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar se ka humbur jetën shoferi i automjetit viktima H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë pasagjeret që ndodheshin në automjet”, njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë “pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rrugës”.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se aksidenti ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit