Kishte dorëzuar tri ankesa, PZAP ia refuzon të gjitha kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatët për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari. Ankesat e Hajdarit janë cilësuar si të paqëndrueshme andaj të njëjtat janë refuzuar, thuhet në vendimin e PZAP-së. Sipas vendimit të PZAP-së, Hajdari nuk ka siguruar prova bindëse […]

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatët për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari.

Ankesat e Hajdarit janë cilësuar si të paqëndrueshme andaj të njëjtat janë refuzuar, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Sipas vendimit të PZAP-së, Hajdari nuk ka siguruar prova bindëse për ta vërtetuar dyshimin e tij.

Paneli i PZAP-së i ka vlerësuar si të paqëndrueshme pretendimet e Hajdarit, për shkak se sipas tyre marrja e deklaratave të personave që kinse kanë votuar për kandidatin për deputet nuk janë të drejta dhe e cenojnë procesin e votimit dhe të drejtën e fshehtësisë së votës që garantohet me ligj.

Kandidati me numër 51 nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari kishte dorëzuar tri ankesa në PZAP më 16 mars duke kërkuar rinumërim të votave.

Ai ishte ankuar për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave në dy vendvotime. Në vendvotimin nr.0316/02 në Komunën e Drenasit dhe vendvotimin nr.2066/02 në Komunën e Prizrenit.

Përpos Hajdarit, ankesa në PZAP pas shpalljes së rezultateve finale kishte dorëzuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Agron Kuçi nga AAK-ja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?