“Kërkesa e transportuesve të Podujevës e paarsyeshme, synojmë heqjen e tollovisë në trafik”

“Kërkesa e transportuesve të Podujevës e paarsyeshme, synojmë heqjen e tollovisë në trafik”

Transportuesit e Komunës së Podujevës kanë qëndruar tërë natën para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste pas vendimit për t’i ndaluar ata hyrjen në kryeqytet pa asnjë njoftim paraprak. Këshilltari i kryetarit të komunës së Prishtinës, Luftar Braha ka thënë se komuna e Prishtinës ka si qëllim vetëm çlirimin e rrugëve të Prishtinës dhe heqjen e […]

Transportuesit e Komunës së Podujevës kanë qëndruar tërë natën para Komunës së Prishtinës në shenjë proteste pas vendimit për t’i ndaluar ata hyrjen në kryeqytet pa asnjë njoftim paraprak.

Këshilltari i kryetarit të komunës së Prishtinës, Luftar Braha ka thënë se komuna e Prishtinës ka si qëllim vetëm çlirimin e rrugëve të Prishtinës dhe heqjen e tollovisë në trafik.

Ai ka thënë se kanë pasur disa herë takime me protestuesit, raporton Ekonomia Online, transmeton Periskopi.

“Në objektivat tona është çlirimi i rrugëve të Prishtinës, heqja e tollovive në trafik. Mundësimi i qarkullimit sa më të lirshëm në komunikacion të gjithë pjesëmarrësve, jo veç të makinave, por edhe të këmbësoreve dhe pjesëmarrësve të tjerë. Një prej këtyre hapave është puna që është bërë dhe puna që po bëhet në rrugën Ilir Konushevci, që njihet si rruga te Xhamia e Llapit, ku këta transportuesit ndër urban e përdorin si stacion të autobusëve që faktikisht nuk do të duhej të ishte as me vendime e më hershem të ministrisë që të përdorej si vend ndalim ku marrim edhe zbresim udhëtar për një afat shumë të shkurtër kohor, dy tre minuta jo me prit me orë ose minuta në atë segment, kemi hequr nga ai segment po ashtu edhe Prishtina Parkingun, i kemi liruar të dy shiritat për qarkullim. Është një fyt i ngushtë ka qarkullim të madh të veturave që kalojnë nëpër atë segment dhe është parë e domosdoshme që të marrim masa për të zhvendosur transportin ndër urban në rrugët të cilat i takojnë transportit ndër urban me që janë rrugët rajonale dhe që dërgojnë në piken kryesore të ndalimit dhe që është stacioni i autobusëve”, ka thënë ai.

Braha ka theksuar se komuna e Prishtinës synon reformën e transportit publik urban dhe bileta të unifikuar.

“Me këtë lëvizje ne e kemi pasur përmbylljen pikën e parë që është reforma e transportit publik urban dhe bileta e unifikuar. Ka reformë që përmbush hap pas hapi reformën afatgjatë që është rregullimi i gjithë trafikut edhe funksionalizmi i qarkullimit multi modal ku hyn edhe biçikleta, taksisti edhe shumë elemente të tjera të qarkullimit. Kemi marrë kërkesa prej transportuesve ndër urban të Podujevës kërkesa që vijnë vetëm prej tyre, nuk vinë prej shoqatave të tjera që ata ta përdorin rrugën qëndrore për të hyrë dhe për të hyrë në stacion të autobusëve dhe me vazhdu me marr udhëtarë në segmentin e rrugës Ilir Konushevci e cila është e pa realizueshme nga ana e jonë, sepse ka ndryshuar dinamika e zhvillimit të qytetit. Ka ndryshuar dinamika e numrit të veturave që hynë në qytet” , tha ai.

Sipas Brahës kërkesa e pronarëve të kompanive të autobusëve të Podujevës është e paarsyeshme.

“Zgjidhja është bërë, kërkesa e tyre është e pa arsyeshëm. Ne i kemi marr parasysh edhe kërkesat e tjera, jemi duke luftuar të gjitha ekipet tona edhe të Inspeksionit edhe të policisë edhe të ekipeve të mobilitetit janë në teren janë duke luftuar taksitë në të zezën. Atyre u hapet tregu i tyre legjitim duke i luftuar këto taksi, duke i hequr nga tregu dhe nga lëvizja. Por kërkesa e tyre që të lëvizin në zonën e ngarkuar urbane është krekës e pa qëndrueshme. Është e pa arsyeshme edhe e pa kuptueshme. Është kërkesë e cila nëse i shërben 30 operatorëve të Podujevës është kërkesë që ju bënë dëm 200 mijë banorëve të Prishtinës. Një ngarkesë që bëhet në rrugën Ilir Konushevci, ngarkon direkt rrugën kryesore, arterin kryesore që është Agim Ramadani dhe prej asaj ngarkohen edhe rrugë si Eqrem Qabej, Bill Klinton, bulevardet e mëdhaja”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?