Kërkesa e Lekajt drejtuar Speciales: Hashim Thaçi duhet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij

Kërkesa e Lekajt drejtuar Speciales: Hashim Thaçi duhet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij

Pal Lekaj, nga AAK, ka drejtuar një kërkesë të hapur ndaj Dhomave të Specializuara, duke kërkuar lejen që ish-Presidenti Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi. Ai theksoi se kjo është një çështje humane dhe të drejtave të njeriut, dhe i bëri thirrje gjykatës të jetë fleksibël dhe të […]

Pal Lekaj, nga AAK, ka drejtuar një kërkesë të hapur ndaj Dhomave të Specializuara, duke kërkuar lejen që ish-Presidenti Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Ai theksoi se kjo është një çështje humane dhe të drejtave të njeriut, dhe i bëri thirrje gjykatës të jetë fleksibël dhe të lejojë Hashim Thaçin të jetë pranë familjes së tij në këtë moment të dhimbshëm, duke kërkuar që procesi gjyqësor të mos pengohet.

Postimi i plotë:

KËRKESË E HAPUR DREJTUAR GJYKATËS SPECIALE PËR LEJIMIN E HASHIM THAÇIT NË VARRIMIN E BABAIT TË TIJ

Të nderuar anëtarë të trupit gjykues të Dhomave të Specializuara,
Me këtë letër, ju drejtohem në emër të parimeve themelore të drejtësisë, humanizmit dhe të drejtave universale të njeriut. Ish-Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, po përballet me një moment të dhimbshëm dhe personalisht të rëndë ndarjen nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi.

Pavarësisht procesit gjyqësor në të cilin ndodhet, z. Thaçi mbetet një qytetar me të drejta të plota dhe ka të drejtën themelore që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të prindit të tij. Kjo nuk është një çështje politike apo ligjore, por një çështje njerëzore, morale dhe e drejtpërdrejtë e respektimit të dinjitetit të njeriut.

Ju bëj thirrje të merrni një vendim që pasqyron ndjeshmërinë dhe drejtësinë që kërkon kjo situatë. Në raste të ngjashme, gjykatat ndërkombëtare kanë treguar fleksibilitet dhe kanë lejuar individët të marrin pjesë në varrimet e familjarëve të tyre. Një veprim i tillë nuk do të cenonte procesin gjyqësor apo sigurinë e procedurës, pasi çdo masë e nevojshme mbikëqyrjeje mund të vendoset nga autoritetet përkatëse.

Të privosh një njeri nga e drejta për të lamtumirën e fundit me prindin është një masë e ashpër dhe e pajustifikueshme. Prandaj, kërkoj me përulësi që të shqyrtoni me ndjeshmëri dhe urgjencë këtë kërkesë dhe të lejoni z. Hashim Thaçi të jetë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë.

Drejtësia nuk është vetëm ndjekje dhe ndëshkim, por edhe njohje e humanizmit dhe e të drejtave bazë të njeriut.

Me respekt,
Pal Lekaj

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?