‘Jemi për mjedis të sigurt dhe të qetë” – KFOR dhe EULEX me memorandum bashkëpunimi për operacione të përbashkëta

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani dhe Kreu i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, nënshkruan sot Procedurat e Përbashkëta Operative të Rishikuara mes KFOR-it dhe EULEX-it, së bashku me një Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it për EULEX-in. Këto procedura të rishikuara […]

Këto procedura të rishikuara synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin reciprok mes dy misioneve në kontekstin e operacioneve të mundshme të përbashkëta, në përputhje të plotë me mandatet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes KFOR-it dhe EULEX-it shërben si shembull i integrimit efektiv të përpjekjeve civile dhe ushtarake për të rritur sigurinë në terren, duke nxitur stabilitetin dhe paqen përmes rritjes së ndërveprueshmërisë”, thuhet në njoftim.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, vazhdon njoftimi./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?