Ish-presidenti i Gjeorgjisë dënohet me 9 vite burg shtesë për përvetësim

Ish-presidenti i Gjeorgjisë dënohet me 9 vite burg shtesë për përvetësim

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili u dënua sot me nëntë vjet burg shtesë, pasi u shpall fajtor për përvetësim, njoftoi agjencia e lajmeve Interpress. Saakashvili , i cili shërbeu si president i vendit nga viti 2004 deri në 2013, ishte dënuar më herët me gjashtë vite burg për shpërdorim detyre pasi u kthye në Gjeorgji […]

Saakashvili , i cili shërbeu si president i vendit nga viti 2004 deri në 2013, ishte dënuar më herët me gjashtë vite burg për shpërdorim detyre pasi u kthye në Gjeorgji në 2021, ndërsa një pjesë të madhe të dënimit e ka kryer në spitalin e burgut.

Televizioni gjeorgjian transmetoi pamje nga salla e gjyqit, ku mbizotëronte tensioni gjatë leximit të vendimit, me mbështetësit e Saakashvilit që e cilësojnë gjyqtarin një “skllav” të qeverisë aktuale.

Një figurë thellësisht polarizuese në Gjeorgji sot, Saakashvili erdhi në pushtet në Revolucionin e Trëndafilave të vitit 2003. Ai udhëhoqi protestat e përditshme në qendër të Tbilisit dhe së shpejti detyroi presidentin e atëhershëm Shevardnadze të jepte dorëheqjen.

Mbështetësit e tij nuk hezituan të pushtonin parlamentin gjeorgjian – dhe në vitin 2004, në zgjedhjet ku ai garoi praktikisht pa kundërshtar, fitoi me 96% të votave dhe u bë presidenti më i ri në Evropë. Teksa ishte në pushtet, ai e riorientoi Gjeorgjinë drejt Perëndimit dhe nisi një program ambicioz reformash në sektorin publik, i cili pati rezultate të shpejta në këtë vend të Kaukazit Jugor me 3.7 milionë banorë.

Megjithatë, vitet e fundit të mandatit të tij u shënuan nga autoritarizmi, brutaliteti policor dhe një luftë shkatërruese me Rusinë në vitin 2008.

Në vitin 2012, partia e Saakashvilit, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, humbi një betejë zgjedhore ndaj një aleance të udhëhequr nga biznesmeni miliarder Bidzina Ivanishvili, i cili mbetet lider i Gjeorgjisë deri në ditët e sotme.

Pas largimit nga pushteti, Saakashvili u vendos në Ukrainë, ku shërbeu për një kohë të shkurtër si guvernator i rajonit jugor të Ukrainës, Odessa.

Në vitin 2021, ai u kthye në Gjeorgji, pavarësisht se u dënua në mungesë për shpërdorim detyre. Ai u arrestua dhe u burgos me të mbërritur në vend. (A2 Televizion)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?