Ilir Meta kandidat në qarkun e Tiranës, do të garojë në listë të hapur

Ilir Meta kandidat në qarkun e Tiranës, do të garojë në listë të hapur

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur për të garuar në listë të hapur në qytetin e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Partisë së Lirisë, e cila ka bërë të ditur se koalicioni ku do të marrin pjesë është “Partia Demokratike […]

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur për të garuar në listë të hapur në qytetin e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Vendimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Partisë së Lirisë, e cila ka bërë të ditur se koalicioni ku do të marrin pjesë është “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM), me PD-në si partinë udhëheqëse.

“Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi këtë të hënë vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur, Qarku Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025”, thuhet në njoftimin e Partisë së Lirisë.

Ky koalicion, sipas njoftimit, do të jetë nën logon e Partisë Demokratike dhe do të paraqesë një listë shumëemërore kandidatëve, e cila do të miratohet nga Sali Berisha, lideri i PD-së.

Në këtë koalicion do të përfshihen edhe aleatët e përhershëm të PD-së Fatmir Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi, si dhe disa parti të tjera. PD ka ndarë gjithashtu 8 deputetë për aleatët, ku për Partinë e Lirisë të Ilir Metës janë ndarë 4 vende të sigurta.

Sipas burimeve, në listën e sigurt të Partisë së Lirisë do të jenë Ilir Meta, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, PR-ja e Fatmir Mediut, PBDNJ-ja e Vangjel Dules dhe PDIU-ja e Shpëtim Idrizit do të kenë nga një deputet të sigurt në listën e koalicionit.

Meta ka deklaruar se ky koalicion do të sjellë rotacionin politik në vend dhe do të kontribuojë për një program të ri që synon t’i japë fund shpopullimit të Shqipërisë dhe të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Në një mesazh audio nga paraburgimi, Meta u shpreh se koalicioni me PD-në është historik dhe do të çojë në një fitoren e madhe më 11 maj, duke përmbysur aktualin regjimi dhe duke pasur si prioritet zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe të mbështetur në vlera tradicionale si patriotizmi dhe vlerat e familjes.

Partitë pjesë e koalicionit “PD-ASHM” janë:

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë (Sali Berisha)
  2. Partia e Lirisë (Ilir Meta)
  3. Partia Republikane (Fatmir Mediu)
  4. Partia Demokristiane (Nard Ndoka)
  5. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut (Vangjel Dule)
  6. Partia Agrare-Ambjentale (Agron Duka)
  7. Partia Kombëtare Konservatore Albania (Kujtim Gjuzi)
  8. Partia Emigracioni Shqiptar (Kostaq Papa)
  9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare (Gjet Ndoj)
  10. Partia Aleanca Europiane Ekologjike (Sazan Guri)
  11. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar (Gjovalin Shqalshi)
  12. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim (Nikolin Staka)
  13. Partia Lëvizja e Legalitetit (Shpëtim Axhani)
  14. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (Ylber Valteri)
  15. Partia Ora e Shqipërisë (Zef Shtjefni)
  16. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (Mhill Gecaj)
  17. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë (Dhimtër Muslia)
  18. Partia Fryma e Re Demokratike (Sali Shehu)
  19. Partia Bashkimi Liberald Demokrat (Arian Starova)
  20. Partia Balli Kombëtar Shqiptar (Adriatik Alimadhi)
  21. Partia Balli Kombëtar Demokrat (Artur Roshi)
  22. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar (Selami Jenishehri)
  23. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë (Rivelino Çuno)
  24. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare (Muharem Doda)
  25. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (Vasil Sterjovski)
  26. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (Shpëtim Idrizi)/euronews
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?