Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Janë identifikuar kufomat e shtatë personave nga Klina, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Viktimat u ekzekutuan gjatë Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe. Lajmin e ka konfirmuar edhe Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, transmeton Periskopi. ”Pas përfundimit të analizave të ADN-së dhe procesit të […]
Janë identifikuar kufomat e shtatë personave nga Klina, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Viktimat u ekzekutuan gjatë Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, transmeton Periskopi.
”Pas përfundimit të analizave të ADN-së dhe procesit të identifikimit final nga IML, 7 viktima të ekzekutuara gjatë Masakrës së Kralanit – një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe – janë identifikuar dhe familjarët janë njoftuar për gjetjen e tyre.
Mbetjet mortore (eshtrat) e viktimave të identifikuara janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin, ndërkohë, procesi i identifikimit final po vazhdon edhe për pesë persona të tjerë nga lista e personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.












