Hoti në 26 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s: Zoti i bekoftë aleatët tanë

“Zoti i bekoft aleatët tanë”, shkroi ish-kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, në 26 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s në caqet e ushtrisë serbe dhe infrastrukturën përcjellëse ushtarake të ish-Jugosllavisë. Hoti shlroi se intervenimi humanitar i NATO-s ishte “i domosdoshëm për t’i dhënë fund një regjimi të pamëshirshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme për […]

Hoti shlroi se intervenimi humanitar i NATO-s ishte “i domosdoshëm për t’i dhënë fund një regjimi të pamëshirshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme për popullin e Kosovës”.

Postimi i plotë:

Sot shënojmë përvjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

Pas viteve të dhimbshme të regjimit të shtetit të Serbisë, ku dhuna dhe gjenocidi ishin pjesë e politikës shtetërore, bombardimet e NATO-s ishin të domosdoshme për t’i dhënë fund një regjimi të pamëshirshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme për popullin e Kosovës.

Mijëra njerëz humbën jetën, mijëra u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra të tjerë u përballën me tortura dhe abuzime të tjera. Qëllimi ishte i qartë asimilimi dhe shkatërrimi e identitetit të shqiptarëve të Kosovës, duke zbatuar një politikë të pastrimit etnik që la pas një traumatizim të thellë.

Bombardimet e NATO-s, ishin nevojë urgjente për t’i dhënë fund kësaj gjendje, duke hapur rrugën për çlirim.

Sot, pas 26 vitesh, kujtojmë ata që humbën jetën dhe ata që kanë kontribuar në lirinë e Kosovës.

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!

Zoti i bekoftë aleatët tanë!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!.PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?