Hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Gjykata Supreme të enjten ka marrë vendim edhe për ankesën e fundit dhe kësisoj i është hapur rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 9 shkurtit. Supremja ka vendosur ta refuzojë si “të pathemeltë” ankesën e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve – LPB, të cilët e kishin kontestuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe […]

Gjykata Supreme të enjten ka marrë vendim edhe për ankesën e fundit dhe kësisoj i është hapur rrugë shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Supremja ka vendosur ta refuzojë si “të pathemeltë” ankesën e Partisë Demokratike të Ashkalinjëve – LPB, të cilët e kishin kontestuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. PZAP-ja e kishte hedhur poshtë si “të pasafatshme” ankesën e kësaj partie lidhur me manipulimet për votat me postë, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.

Supremja ka publikuar 43 vendimet pas ankesave që aty kishin dërguar subjekte politike e kandidatë për deputetë, kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në njoftimin e tyre për media thuhet se nga 43 ankesat sa i shqyrtuan, 20 ankesa janë refuzuar, 11 janë hedhur si të palejuara, 9 prej tyre janë pranuar dhe 3 ankesa janë pranuar pjesërisht.

Meqë nuk ka më ankesa, tani është në dorën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallë rezultatet përfundimtare.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 48 deputetë, Partia Demokratike 24, Lidhja Demokratike 20 dhe koalicioni AAK – Nisma tetë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?