Hamiti: Me Kurtin kryeministër e Gërvallën shefe të diplomacisë nuk na ndihmojnë dot as firmat lobuese në SHBA

Hamiti: Me Kurtin kryeministër e Gërvallën shefe të diplomacisë nuk na ndihmojnë dot as firmat lobuese në SHBA

Ish-ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht profesor universitar, Muhamet Hamiti, për FrontOnline, thotë se Kosova me Qeverinë Kurti, i ka punët keq, si brenda ashtu edhe nga jashtë. ‘’Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgjue e merr vesh se Kosova i ka punët më keq si brenda ashtu edhe jashtë me […]

‘’Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgjue e merr vesh se Kosova i ka punët më keq si brenda ashtu edhe jashtë me Qeverinë e Albin Kurtit, si me BE-në ashtu edhe me SHBA-të, si me Administratën Biden ashtu edhe me Administratën e re të Presidentit Trump’’ thotë Hamiti.

Hamiti, potencon se shkaku i Qeverisë Kurti, Kosova ka humbur qindra milionë euro.

‘’BE-ja i ka vendosur sanksione Kosovës tash dy vjet. Qindra milionë euro i ka humbur vendi ynë për fajin e kësaj Qeverie. Humbjet po vazhdojnë’’ shton ai.

Profesori universitar potencon se niveli i marrëdhënieve Kosovë-SHBA, ka rënë pikërisht në nivelet më të ulëta për shkak të Qeverisë Kurti.

‘’Niveli i marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-të ka rënë në nivelet më të ulëta gjatë kësaj Qeverie të Vetëvendosjes, me Kurtin Kryeministër e Donika Gërvalla-Schwarzin Ministre të Jashtme. Kurti i quante “naive” deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken. Gërvalla-Schwarzi e quante “tigër prej letre” BE-në’’ deklaroi Hamiti për FrontOnline, transmeton Periskopi.

Madje, ish-diplomati kosovar shprehet se as kompanitë e lobimit s’do bënin punë me drejtues të papergjegjëshëm të Qeverisë së Kosovë.

‘’Kur ke drejtues të Qeverisë dhe të punëve të jashtme njerëz si këta, s’mund të presësh t’i keshë punët mirë as me aleatët jetikë, mbështetësit historikë të Kosovës.  As kompanitë e lobimit, droj unë, s’do të bënin punë me drejtues të papërgjegjshëm dhe jokompetentë të Qeverisë së Kosovës. S’ia dalin ta bindin askë Albin Kurti, Donika Schwarz dhe të tjerë si këta pos militantëve të vet’’ vazhdon ai.

Për fund ambasadori Hamiti, thotë se prespektiva e Kosovës është e zymtë nëse vazhdon ta udhëheq Qeverinë dhe shtetin, kasta që e udhëheqi vendin për këto katër vite.

‘’Perspektiva e Kosovës është e zymtë po të vazhdojë ta drejtojë vendin tonë soji i kastës politike që e kemi pasur në pushtet në këto katër vjet, e cila i ka shkaktuar dëme të rënda shtetit tonë, disa prej të cilave vështirë të riparueshme’’, u përfundoi profesori Hamiti, dikur ish-ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?