Grenlanda kundërshton synimet e Trumpit për ta marrë ishullin

Grenlanda kundërshton synimet e Trumpit për ta marrë ishullin

Zgjedhjet e shumëpritura parlamentare në Grenlandë më 11 mars sollën një fitues befasues dhe dy mesazhe të qarta: kundërshtimin e synimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë territorin e arktikut dhe sinjalin se pavarësimi nga Danimarka mund të ndodhë – por jo shumë shpejt. Partia Demokratike në opozitë, një parti liberale probiznesore, doli […]

Partia Demokratike në opozitë, një parti liberale probiznesore, doli e para me gati 30 për qind të votave të fituara, duke lënë mbrapa partinë pro pavarësisë, Pika e Orientimit, e cila i mori 24 për qind, raporton Radio Evropa e Lirë.

Befasisht, koalicioni qeverisës i kryeministrit në detyrë, Mute Egede, Partia e Komunitetit të Popullit, dhe Partia Përpara – të cilat duan pavarësimin e vendit por me ritëm më të ngadaltë se Pika e Orientimit – përfunduan në vendet tre dhe katër, përkatësisht.

Këto dy parti nuk kanë gjasa ta vazhdojnë qeverisjen e vendit, pas këtyre rezultateve.

Me gjasë kryeministër i ri i Grenlandës do të jetë lideri i Partisë Demokratike, Jens-Frederik Nielsen, i cili ka qenë njëri prej kritikëve më të zëshëm të Trumpit në Grenlandë, pasi presidenti amerikan ka shprehur dëshirën e tij për ta marrë ishullin më të madh në botë, transmeton Periskopi.

Prej se u kthye në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan ka shprehur synimet e tij për të marrë nën kontroll ishullin e pasur dhe strategjik – duke nxitur shqetësime, posaçërisht në anëtaren e NATO-s, Danimarkë.

Një ndarje e ngadalshme nga Kopenhaga

Partia Demokratike ngurronte në të kaluarën t’i prishte marrëdhëniet me Kopenhagën, e cila ende e kontrollon politiken e jashtme dhe monetare të Grenlandës.

Në vitet e fundit, megjithatë, ajo ka ndryshuar qëndrimin, duke e vlerësuar pavarësimin nga Danimarka si qëllim afatgjatë, me synim për ta bërë ishullin të pavarur ekonomikisht.

Tani për tani, gati gjysma e popullsisë punon në sektorin publik, i cili financohet kryesisht nga Danimarka.

Për ta arritur këtë, Nielsen shpreson t’i ndryshojë vendimet politike që kufizojnë kërkimet e naftës dhe gazit dhe ndalojnë nxjerrjen e uraniumit në Grenlandë.

Megjithatë, kjo i ndërlikon edhe bisedimet për koalicionin qeverisës.

Partnerja më e mundshme qeverisës e saj, Partia e Komunitetit të Popullit, është fuqishëm pro ruajtjes së mjedisit dhe kundërshton me këmbëngulësi veprimet e tilla.

Prapëseprapë, me një shumicë të ngushtë në Parlamentin me 31 ulëse, këto dy parti pritet të pajtohen për ta mbajtur larg Uashingtonin dhe për të ruajtur marrëdhënie të ngushta me Danimarkën – të paktën tani për tani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?