Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun, Vishkoviqin dhe Stevandiqin

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun, Vishkoviqin dhe Stevandiqin

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të jenë ndaluar për t’u marrë në pyetje nën dyshimin për cenimin e rendit kushtetues. Gjykata konfirmoi se ka urdhëruar paraburgimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare […]

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të jenë ndaluar për t’u marrë në pyetje nën dyshimin për cenimin e rendit kushtetues.

Gjykata konfirmoi se ka urdhëruar paraburgimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç.

Dodik, Vishkoviçit dhe Stevandiç dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues, një vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës, që parashikon një dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare.

Ata i kanë shpërfillur thirrjet e Prokurorisë së Bosnjës për t’u paraqitur për intervistim.

Prandaj, Prokuroria e Bosnjës lëshoi një urdhër të mërkurën për t’i sjellë ata detyrimisht për intervistim, transmeton Periskopi.

Kodi i Procedurës Penale i Bosnjës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për të dhënë deklaratë, në rast se një person i thirrur në institucionet gjyqësore nuk pranon të paraqitet vetë.

Nëse kjo nuk është e mundur, hapi tjetër është lëshimi i një fletarrestimi kombëtar.

Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit iu dha policisë gjyqësore në nivel shtetëror të mërkurën, me ndihmën e kërkuar edhe nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA).

Prokuroria Shtetërore më herët kishte bërë të ditur se hetimet për këtë rast kishin nisur në dhjetor të vitit 2024, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e kësaj vepre penale./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?