Gjuha e Kurteshit – Reagon Rrjeti SafeJournalists: Retorika kërcënuese nga një zyrtar publik vë në rrezik gazetarët në Kosovë

Gjuha e Kurteshit – Reagon Rrjeti SafeJournalists: Retorika kërcënuese nga një zyrtar publik vë në rrezik gazetarët në Kosovë

Rrjeti SafeJournalists dënon ashpër gjuhën kërcënuese dhe denigruese të përdorur nga Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kundër Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK). “Ne u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e […]

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për të siguruar mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e medias.”

Në një deklaratë publike, Kurteshi i quajti AGK-në dhe RrGGK-në si një “Aleancë e Grupeve Kriminale”. Një gjuhë e tillë nxitëse delegjitimon punën jetike të organizatave të gazetarëve, i ekspozon ata ndaj rrezikut të mundshëm dhe krijon një ambient armiqësor për profesionistët e medias, veçanërisht për gratë gazetare, të cilat tashmë përballen me kërcënime.

Jemi të shokuar që partia në pushtet, Vetëvendosje, vazhdon të qëndrojë indiferente ndaj sjelljes skandaloze të anëtarit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ndaj mediave dhe gazetarëve” deklaron Xhemajl Rexha, kryetar i bordit të AGK-së. “Akuzat janë shumë shqetësuese dhe rrezikojnë sigurinë e gazetarëve. VV duhet ta shkarkojë menjëherë Kurteshin nga ky institucion i rëndësishëm shtetëror.

Kurteshi është një zyrtar i lartë publik, i emëruar në një institucion thelbësor për integritetin demokratik të Kosovës. Fjalët e tij kanë peshë të madhe dhe duhet të trajtohen me seriozitet maksimal nga autoritetet e zbatimit të ligjit.

Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Prokurorit të Shtetit të hetojë deklaratat e Sami Kurteshit. Nëse ai posedon ndonjë provë që mbështet akuzat e tij, ato duhet të ekzaminohen në mënyrë formale. Nëse jo, akuzat e tij të pabaza duhet të dënohen publikisht, pasi tolerimi i një retorike të tillë krijon një precedent të rrezikshëm dhe rrezikon më tej profesionistët e medias.

Lejimi i sulmeve të pabazuara dhe shpifëse nga zyrtarët publikë kontribuon në krijimin e një klime frike dhe autocensure. Kjo cenon aftësinë e gazetarëve për të vepruar lirshëm dhe të sigurt, duke vënë në rrezik demokracinë dhe interesin publik.

Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti dhe partisë në pushtet që të distancohen nga retorika e rrezikshme e Kurteshit dhe ta dënojnë atë publikisht. Udhëheqësit politikë duhet të sigurojnë që zyrtarët e tyre të mos përfshihen në sulme verbale që rrezikojnë gazetarët.

Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritet të plotë me AGK-në dhe RrGGK-në dhe do të informojë aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë zhvillim shqetësues.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj demokracisë, interesit publik dhe të drejtave themelore të njeriut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?