Ferizaj: ​27 vjet burgimi dhe 5 mijë euro gjobë ndaj katër personave për grabitje

Ferizaj: ​27 vjet burgimi dhe 5 mijë euro gjobë ndaj katër personave për grabitje

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve Xh.S., Sh.R., M.B., dhe F.G., të cilët janë shpallur fajtorë për veprën penale të grabitjes dhe vepra të tjera të ndërlidhura. Sipas aktgjykimit, i pandehuri Xh.S. është shpallur fajtor për grabitje në bashkëkryerje, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si […]

Sipas aktgjykimit, i pandehuri Xh.S. është shpallur fajtor për grabitje në bashkëkryerje, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe për lëndim të lehtë trupor në bashkëkryerje. Për këtë, ai është dënuar me 10 vjet burg dhe gjobë prej 3,000 eurosh.

I pandehuri Sh.R. është dënuar për grabitje në bashkëkryerje dhe i është shqiptuar 8 vjet burg dhe gjobë prej 1,000 eurosh.

Ndërsa, M.B. është dënuar për grabitje në bashkëkryerje dhe lëndim të lehtë trupor, me 6 vjet burg dhe gjobë prej 500 eurosh.

F.G. është shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e grabitjes dhe është dënuar me 3 vjet burg dhe gjobë prej 500 eurosh.

Gjykata ka urdhëruar që të pandehurve Xh.S., Sh.R., dhe M.B. t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit, por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar, transmeton Periskopi.

Po ashtu, për të pandehurit Xh.S. dhe M.B., për veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje, si dhe për B.K. dhe A.B., për veprën penale të dhënies së ndihmës pas kryerjes së veprave penale, prokurori i shtetit është tërhequr nga ndjekja penale, duke çuar në refuzimin e akuzës ndaj tyre.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të tij me shkrim, duke e adresuar ankesën në Gjykatën e Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?