Edi Rama: Shqipëria nuk do ta humbë trenin për të hyrë në Bashkimin Evropian

Edi Rama: Shqipëria nuk do ta humbë trenin për të hyrë në Bashkimin Evropian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me deputetët e qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 Majit. Ai deklaroi se Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të humbë trenin për të hyrë në Bashkimin Evropian. “Për herë të parë në eksperiencën time të drejtpërdrejtë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian është […]

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me deputetët e qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 Majit. Ai deklaroi se Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të humbë trenin për të hyrë në Bashkimin Evropian.

“Për herë të parë në eksperiencën time të drejtpërdrejtë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian është reale, e prekshme, konkrete dhe aktuale. Patjetër që asnjëherë nuk e kemi vënë në në dyshim, por besoj që nuk ka qenë asnjëherë e dyshuar as nga partnerët tanë evropianë që vendi ynë është në BE”, theksoi Rama.

“Ky është një nga ato momente kur treni i historisë kalon përpara nesh dhe kur ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe vetëdijësojmë këdo që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion, nuk rri aty pafundësisht sepse e tillë është mënyra si zhvillohet historia dhe e tillë është mënyra se si në varësi nga lidershipi dhe kapaciteti i klasës politike, i forcës udhëheqëse të një vendi, vendi e kap trenin ose e humbet. Ne nuk mund ta humbim këtë tren, nuk duhet dhe nuk do të humbim këtë tren, duke parë të gjitha ndryshimet tektonike që sapo kanë filluar në mbarë botën ekzistenciale që ne të jemi brenda BE-së”, tha Rama.

Integrimi në BE siç theksoi Rama ka një rëndësi të veçantë për sigurimin e lirisë.

“Sepse ndeshen njerëz të cilët e marrin lehtë ose kanë një perceptim të gabuar për BE-në ose e lidhin futjen në BE me episode sporadike ose me momente, të cilat u kanë mbetur   në kokë dhe iu duket sikur kjo është diçka me një rëndësi relative. Kjo është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse duke hyrë në BE mund të sigurohet njëherë me mirë lirinë individuale për çdo individ. Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar për sa kohë janë jashtë BE-së. Është e kërcënuar sa mbetet një çështje e lidhur me kush qeveris në Shqipëri siç është e kërcënuar barazia para ligjit”, tha Rama./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?