Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokạinë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokạinë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dëgjuar dëshmitarja A.Sh., në rastin e njohur si “400 kg kokainë”. Ajo deklaroi se nuk beson që i akuzuari Kadri Sheqiri ia ka thënë të vërtetën për rastin kur kshte biseduar me të, pasi kishte pasur luhatje. Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të […]

Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, po akuzohen pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Periskopi.

“Po e kemi bisedu rastin, por nuk është që ma ka thënë të vërtetën, ka pasur luhatje”, tha dëshmitarja A.Sh., e cila theksoi se të akuzuarin Kadri Sheqiri e ka ish-bashkëshort.

Biseda e lartpërmendur, tha se është realizuar kur Sheqiri kishte qenë në arrest shtëpiak.

A.Sh., u ballafaqua me një transkriptë të një bisede në mes saj dhe të akuzuarit Kadri Sheqiri, lidhur me atë nëse dëshmitarja ka qenë në dijeni që të akuzuarit Kadri dhe Izet Sheqiri do ta akuzojnë vetëm të akuzuarin Faton Vrajolli.

Dëshmitarja tha se e di që kishte thënë diçka për Fatonin, por që nuk i kujtohet saktë çka pasi që ka kaluar një kohë e gjatë.

Ajo gjithashtu tha se i akuzuari Kadri Sheqiri gjatë paraburgimit ka qenë në burgun e Dyzit.

A.Sh., tha se nuk është në dijeni që i akuzuari Kadri ka qenë dëshmitar bashkëpunues, por që e di se ai i ka thënë se e ka ndryshuar një deklaratë për shkak të presionit që e ka pasur nga oficerët ose të paraburgosurit tjerë, dhe për shkak të asaj deklarate është liruar në arrest shtëpiak.

“Fillimisht, nuk kam qenë në njohuri se për çka më kanë thirrë në Prokurori, por kur kam arritur në Prokurori, prokurori më ka thënë se je ftuar në cilësinë e dëshmitares, por mund të të kthejë edhe në cilësinë e të akuzuarës”, ka thënë dëshmitarja.

Sipas saj, kur e përfundoi deklaratën në Prokurori, prokurori e kishte “kërcënuar” se nuk guxon të bisedojë me askënd dhe nuk guxon të marrë avokat.

“Nuk guxon me marrë avokat se të çoj ku e kam çu Hyzriun”, pretendoi dëshmitarja t’i ketë thënë prokurori, duke shtuar se i tha të vije ditën e hënë dhe t’i pranojë ato që e kishte pyetur për Hyzriun.

Ajo deklaroi se Policia e kishin kontaktuar në telefon sa ka qenë punë dhe kanë kërkuar që të shkojë në banesën e saj, ku ishin duke e pritur zyrtarët policorë.

“Për 5 minuta kam shku në shtëpi pa e njoftuar askënd në punë, në banesë kemi nejt 10 minuta e pastaj me kanë dërgu në Prokurori tek prokurori Valdet Gashi, edhe marrja në pyetje ka zgjat diku 5-6 orë”, tha A.Sh.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?