Dëshmitari i tragjedisë në Koçan: 100 veta ishin shtrirë, po shpëtonim ata që kishin puls

Një zjarr shpërtheu dje herët në një klub nate në qytetin maqedonas të Koçanit, duke vrarë 59 persona dhe duke plagosur më shumë se 150, pasi shkëndija ndezi çatinë mbi një bandë që performonte. Në momentin e zjarrit në klub ndodheshin 500 persona dhe ishin shitur 250 bileta. Një dëshmitar okular nga vendi i ngjarjes […]

Në momentin e zjarrit në klub ndodheshin 500 persona dhe ishin shitur 250 bileta.

Një dëshmitar okular nga vendi i ngjarjes Vlatko Zdravkov tha për Deutsche Welle-n se “Koçani është qytet i vdekur” dhe se qyteti nuk do të shërohet nga tragjedia me breza.

“Është e tmerrshme, 100 veta ishin shtrirë, i kapnim ata që kishin puls, i shpëtonim, i hidhnim në makina dhe i nisnim në spital. Ata që nuk kishin puls i shtynim mënjanë. Të djegur, të shtypur, të mbytur, shumica vdiqën nga djegia, disa nga rryma. Këta janë edhe fëmijët tanë”, tha ai.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski e quajti tragjedinë në Koçan një “vrasje masive”.

“Ne do të jemi pa mëshirë ndaj përgjegjësve pavarësisht se kush është, nga çfarë kombësie është dhe nga cila parti është. Kjo është, do të thosha, një vrasje masive që dikush e lejoi për para dhe për ryshfet, për shkak të korrupsionit”, tha Mickoski.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?