Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

Ish-kryetarja e Komisionit Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në Kuvend, deputetja Ilire Dauti ka njoftuar se sot është thirrur sërish mbledhja e këtij komisioni, ndërsa thekson se propozim ligji për “Branitellat” nuk mund të shtohet në rend të ditës pasi i ka skaduar afati sipas Rregullore. Dauti i bënë thirrje koalicionit VLEN që […]

Dauti i bënë thirrje koalicionit VLEN që t’i bindë partnerët e koalicionit qeverisës që bashkërisht të votojnë ligjin e paralajmëruar për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Sot në ora 11:00 është thirur Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe rini. Presim që mos luani me inteligjencën e qytetarëve, lidhur me Ligjin për “Branietellat”, sepse: E para e dinë deputetët që kërkojnë të shtohet kjo pikë, që nuk mundet të shtohet sepse afati sipas Rregullores moti ka kaluar edhe atë prej kur kanë kaluar 24 orët e para (shih fotografinë e parë) prej kur Afrim Gashi më kishte ngarkuar mua në atë kohë si Kryetare e Komisionit që ta shqyrtojmë Ligjin për pjesëtarët e forcave të sigurisë të R. së Maqedonisë së Veriut (shih fotografinë e dytë). Ndryshe nga atëherë Kryesuesja e Komisionit sot, është e ngarkuar vetëm për Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, por jo edhe për branitellat (shih fotografinë e tretë)”.

“E dyta: E din edhe deputetja nga rradhët e Vlenit që edhe po të doje ta shtoje si pikë nuk mundet, për arsyet që paraqita më lartë. Pra nuk mundet ta bëjnë edhe njëherë siç e bënë kur Afrim Gashi me gjithë deputetët e Vlenit bënë që ajo pikë të kaloje në seancë plenare duke i hapur rrugën që i njëjti të vinte te Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, që une atë kohë drejtoja”, ka shkruar Dauti.

“Tjetrën që mundoheni të shfaqni, e shoh si reflektim nga ana e juaj, e që mua personalisht nuk më prish punë, përkundrazi ngjani aq sa mundeni… Por jo për atë që veç është bërë, por për Propozim Ligjin për Ushtarët e UÇK-së që e keni paralajmëruar, bindni parnerët e Kualicionit që ta kalojmë bashkë në Kuvend. Argumentimin e keni gati: Maqedonia e Veriut ka vetëm një buxhet që na takon të gjithëve njëjtë dhe barabartë”, ka shtuar Dauti, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?