Cakolli: KQZ ka mundur t’i shpall sot rezultatet – s’e kuptoj pse nuk e ka bërë

Cakolli: KQZ ka mundur t’i shpall sot rezultatet – s’e kuptoj pse nuk e ka bërë

Eguen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mos mbajtje të fjalëve në procesin e fundit zgjedhor, sidomos për sa i përket rezultateve. Cakolli tha se beson, ashtu siç ka paralajmëruar KQZ-ja, se nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare, madje tha se nuk e kupton se pse një gjë e […]

Eguen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mos mbajtje të fjalëve në procesin e fundit zgjedhor, sidomos për sa i përket rezultateve.

Cakolli tha se beson, ashtu siç ka paralajmëruar KQZ-ja, se nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare, madje tha se nuk e kupton se pse një gjë e tillë nuk është bërë sot.

“Nuk e kuptoj pse nuk është bërë sot, pasi teknikisht dhe proceduralisht KQZ-ja ka pasur mundësi qysh sot t’i shpall rezultatet përfundimtare që janë vetëm hapi i parë në një seri të procedurave tjera para se të përmbyllet në tërësi procesi zgjedhor”.

“E këtu pa aluduar se mund të ketë ose jo vendime ose nga PZAP-ja ose Supremja për ndonjë rinumërim apo anulim a diçka tjetër”, tha Cakolli në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, Cakolli tha se nëse nesër shpallen rezultatet, atëherë janë të paktën 12 ditë që PZAP dhe Gjykata Supreme të vendosin për çështje të caktuara.

“Gjashtë ditë i ka PZAP, ku 48 orë janë për ankesa e që unë pres minimalisht qindra ankesa, pra pres që numri i ankesave ta kalojë numrin dyshifror, do të jetë sigurt treshifror”.

“Nga ajo që kemi parë në këtë periudhë, ka një numër të madh të kandidatëve që kanë shprehur pakënaqësi, mosbesim, kanë hedhur dyshime e madje ka pasur aludime të rënda për manipulim të procesit, sidomos atij jashtë vendit në përmasa industriale”, tha Cakolli.

Cakolli foli edhe për çështjen e votave me postë, ku tha se në bazë të provave që janë dorëzuar në PZAP, është shumë problem që të merret ndonjë veprim për anulimin e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?