Ben-Meir për dialogun: Trump do të ketë ndikim më të madh mbi palët

Ben-Meir për dialogun: Trump do të ketë ndikim më të madh mbi palët

Ujdia e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet në ajër dhe dialogu Kosovë- Serbi është bllokuar pothuajse tërësisht. Derisa kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq janë takuar rrallë, tash kur janë mbushur dy vjet nga kjo Marrëveshje, rrethanat gjeopolitike kanë marrë rrjedhë tjetër. Dy vjet kanë kaluar qëkur kryeministri […]

Ujdia e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet në ajër dhe dialogu Kosovë- Serbi është bllokuar pothuajse tërësisht. Derisa kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq janë takuar rrallë, tash kur janë mbushur dy vjet nga kjo Marrëveshje, rrethanat gjeopolitike kanë marrë rrjedhë tjetër.

Dy vjet kanë kaluar qëkur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian u pajtuan që të zbatojnë Aneksin e Marrëveshjes Bazike, që ishte arritur në Bruksel, në ditët e fundit të shkurtit 2023. Ata, sikur u pajtuan “për mos t’u pajtuar më”.

Në takimin buzë liqenit të Ohrit, dy liderët u pajtuan që Kosova dhe Serbia të zhvillonin marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë dhe ndër tjera t’i njihnin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Kosova merrte obligime për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura më herët, përshirë atë që e parasheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia nuk do ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

E si “shpërblim”, BE-ja kishte marrë përsipër të organizonte një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë.

Profesori në pension i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, më parë në Qendrën për Çështjet Globale të Universitetit të Nju Jorkut dhe anëtar i lartë në Institutin e Politikave Botërore, Alon Ben-Meir në një intervistë për KALLXO.com, fajëson dy shtetet, dy liderët dhe Bashkimin Evropian për dështimin e dialogut.

Mirëpo, ai e pranon që BE-ja ka bërë më shumë presion ndaj Kosovës sesa ndaj Serbisë për t’i zbatuar pikat e Marrëveshjes. Madje, sipas tij, BE-ja ka dështuar të përdorë ndikimin e saj të konsiderueshëm në mënyrë efektive.

Dialogun do e trasojë, sipas tij, dora e presidentit amerikan Donald Trump. Edhe pse Meir thotë që Trumpi ka më shumë interesa ekonomike kah Serbia, ai beson që nuk do ta braktisë Kosovën për t’ia lënë çështjen ekskluzivisht BE-së. Mirëpo, sipas tij, Trump do të ushtrojë më shumë presion mbi Kosovën sesa mbi Serbinë në përpjekjet e tij për të zbutur konfliktin Kosovë-Serbi.

“Kushdo që do të formojë Qeverinë e re në Kosovë duhet të jetë i gatshëm të përballet me një President të SHBA-së që është jokonvencional dhe i paparashikueshëm. Dhe të jetë i gatshëm për të gjitha mundësitë që mund të ndodhin”, tha ndër të tjera gjatë intervistës.

Në lidhje me pengesën që po e bën Serbia ndaj Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, Ben-Meir tha administrata Trump do të ketë një ndikim më të madh mbi Serbinë sesa BE-ja dhe “madje do ta detyrojë atë të ndalojë përpjekjet për të bindur shtetet që kanë njohur Kosovën të tërheqin njohjen”./Kallxo.com/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?