Bedri Shabani, i akuzuari për spiunazh, i dërgoi letër kryeprokurores së Speciales duke i kërkuar që të dëshmojë kundër ish-krerëve të UÇK’së

Bedri Shabani, i akuzuari për spiunazh, i dërgoi letër kryeprokurores së Speciales duke i kërkuar që të dëshmojë kundër ish-krerëve të UÇK’së

Bedri Shabani, bashkë me Muharrem Qerimin, po akuzohen për veprën penale “Spiunazhi”. Ata akuzohen se i përcollën informata të ndjeshme Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (BIA) për shtetin e Kosovës në vazhdimësi. Shabani dhe Qerimi akuzohen, pos tjerash, se mblodhën informacione për ish-pjesëtarët e krerët e UÇK’së dhe tentuan ta krijonin një narrativë […]

Bedri Shabani, bashkë me Muharrem Qerimin, po akuzohen për veprën penale “Spiunazhi”. Ata akuzohen se i përcollën informata të ndjeshme Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (BIA) për shtetin e Kosovës në vazhdimësi. Shabani dhe Qerimi akuzohen, pos tjerash, se mblodhën informacione për ish-pjesëtarët e krerët e UÇK’së dhe tentuan ta krijonin një narrativë për një  “Shtëpi të Verdhë” në Spitalin Ushtarak të UÇK’së në Mollopolc të Shtimes, raporton Insajderi, transmeton Periskopi.

Për Shabanin, avokati i tij, Besnik Berisha, pati thënë se është edhe dëshmitar në Gjykatën Speciale. Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë s’e kishte komentuar fare këtë.

Siç raporton Insajderi në njërën nga materialet e prezantuara në aktakuzë, është edhe një letër që Bedri Shabani ia ka përcjellë kryeprokurores së Zyres së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West. Në atë letër, siç e përshkruan aktakuza, Shabani kërkon “drejtësi” dhe do që të jetë dëshmitar i saj.

Shabani i prezantohet asaj si “ish-agjent sekret i UÇK’së i infiltruar në institucionet e larta të ish-Jugosllavisë“.

…të jetë dëshmitar i saj, dhe jo dëshmitar i rremë, e i manipuluar nga ish Kryeprokurori Jack Smith. Kërkojmë drejtësi, dhe shpresojmë se Ju dhe prokuroret dhe hetuesit që ju që drejtoni do të nxjerrni të gjithë kriminelet para drejtësisë, urdhërdhënësit, vrasësit dhe ata që ndihmuan dhe fshehën krimet. Ju keni mbështetjen tonë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë dëshmi dhe fakte të reja për të zbardhur të vërtetën…. Bedri Shabani ish agjent sekret i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i infiltruar në institucionet më të larta të RSF të Jugosllavisë”, thuhet në letrën, të cilën e kanë siguruar si provë organi i akuzës.

Në një shënim tjetër të përgjysmuar, të evidentuar në aktakuzë, Shabani shpreh dyshime se punët s’po kryhen sipas planifikimeve për krimet e kryera gjatë luftës.

Nga ky shenim vërtetohet se i pandehuri, i ka shkruar leter “Kryeprokurores se Gjykates Speciale” znj. Kimberly West, por se shkresa eshte e pergjysmuar. Megjithate, e njejta shkrese ndodhet edhe ne dosjen e marre nga shtepia e tij, ku përmes saj shpreh dyshimet per krime të kryera gjatë luftës së UÇK-së, dhe është i brengosur se punët nuk jane duke shkuar sipas planifikimeve dhe se (pandehuri Shabani), është i gatshem të bashkëpunoj me ta (Zyrën e Prokurorit Special)”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë.

Po ashtu, në një shkrim tjetër që përfshihet në aktakuzë, Shabani kërkon që të hetohet më shumë përreth Spitalit Ushtarak të Zonës Operative të Nerodimes në Mollopolc të Shtimes.

E nderuar zonja Kryeprokurore e Gjykatës Speciale, znj. Kimberly West. Ju lutem mos ndaloni, hetoni më shumë rreth Spitalit Ushtarak të Zonës se Nerodimes në Mollopolc”, thuhet në shënim që mban datën e 17 marsit të 2024-ës.

Bedri Shabani, derisa ka bërë këto veprime, sipas aktakuzës ka qenë në koordinim të vazhdueshem me zyrtarë të lartë të BIA-s. Ai ka tentuar edhe të fabrikojë narrativa për luftën e UÇK’së dhe ka synuar që përmes operacioneve të BIA’s të shkaktojë konflikt ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?