Bajrami: Për tri vjet çmimi i rrymës është rritur për herë të tretë dhe tashmë ka kohë që është dyfishuar

Bajrami: Për tri vjet çmimi i rrymës është rritur për herë të tretë dhe tashmë ka kohë që është dyfishuar

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deklaron se çmimi i energjisë elektrike është rritur për tri herë në tri vitet e fundit. ‘’Në tri vitet e fundit, çmimi i energjisë elektrike është rritur për herë të tretë dhe tashmë ka kohë që është dyfishuar’’, thotë ajo. Ajo ka shpjeguar edhe propozimin e ZRrE-së mbi këtë rritje. […]

‘’Në tri vitet e fundit, çmimi i energjisë elektrike është rritur për herë të tretë dhe tashmë ka kohë që është dyfishuar’’, thotë ajo.

Ajo ka shpjeguar edhe propozimin e ZRrE-së mbi këtë rritje.

‘’Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar një rritje të tarifave prej 15%, e cila do të hyjë në fuqi më 1 prill, por kjo nuk është rritja e vetme për këtë vit. Sipas vendimit të ZRRE-së, KESCO ka filluar procedurat për të detyruar daljen në treg të hapur të të gjitha ndërmarrjeve që punësojnë mbi 50 punëtorë ose që kanë qarkullim mbi 10 milionë euro’’ shprehet Bajrami.

Deputetja e LDK-së, deklaron se rritja e çmimit të rrymës do të çojë në rritjen e shumëfishtë të tarifave për kategoritë e konsumatorëve.

‘’Kjo do të çojë në një rritje të shumëfishtë të tarifave për këtë kategori konsumatorësh, pasi ata do të furnizohen kryesisht nga importi i energjisë. Kjo ndodh sepse KEK-u ka obligim që energjinë e prodhuar ta ofrojë fillimisht për KEDS dhe KESCO, duke i lënë bizneset e mesme dhe të mëdha në mëshirën e tregut të hapur dhe çmimeve më të larta’’, shprehet Bajrami për FrontOnline.

Ajo paralajmëron se do të ketë efekte të rënda për bizneset, punëtorët, punëdhënësit dhe konsumatorët.

‘’Çfarë do të thotë kjo për ekonominë? Rritja e shumëfishtë e çmimit të energjisë për bizneset e mesme dhe të mëdha do të ketë efekte të rënda për bizneset, punëtorët, punëdhënësit dhe konsumatorët. Për me tepër viteve të fundit të gjithë jemi dëshmitarë të një inflacioni galopant dhe gjithashtu të indiferencës së qeverisë ndaj këtij inflacioni, prandaj një rritje tjetër e çmimit të energjisë elektrike, qoftë për ekonomitë familjare, qoftë për bizneset, do të ishte e papërballueshme për qytetarët e vendit, prej të cilëve shumica mezi ia dalin deri në fund të muajit me shpenzime vetëm për artikuj të domosdoshëm’’, përfundoi Bajrami.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?