Bajrami: Kurti dhe ministriat e tij duhet të japin dorëheqje sonte, a e dini çfarë ligji keni miratuar?

Bajrami: Kurti dhe ministriat e tij duhet të japin dorëheqje sonte, a e dini çfarë ligji keni miratuar?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shtruar pyetjen se nëse kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar i udhëhequr prej tij do të japin dorëheqje, pasi që, sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të japin dorëheqje nga pozitat […]

Bajrami ka theksuar edhe se, nëse rezultatet do të certifikohe nesër, kjo nënkupton se Kurti dhe ministrat e tij duhet të japin dorëheqje sonte.

‘‘Pyetja është: Çka don me thanë dorëheqja për Albin Kurtin dhe LVV-në, sepse deri me sot kushdo që ka dhënë dorëheqje s’ka punu më në atë institucion.’’, ka shkruar ajo ndër tjerash.

Postimi:

A do ta respektoj Albin Kurti  dhe Kabineti i tij Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin e kanë hartuar dhe miratuar vetë?

Sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili është në fuqi që nga viti 2022, nëse rezultatet e zgjedhjeve certifikohen nesër, Albin Kurti dhe të gjithë ministrat që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje SONTE.

”Ligji i ri për Qeverinë obligon Kurtin dhe ministrat që fituan votat për deputet, të japin dorëheqje nga pozitat e tyre”

Ja çfarë thotë Neni 26, pika 1:

📌 “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.”

Nga ana tjetër, Neni 30 thotë:

📌 “Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me nenin 31 të këtij ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit.

Pyetja është: Çka don me thanë dorëheqja për Albin Kurtin dhe LVV-në, sepse deri me sot kushdo që ka dhënë dorëheqje s’ka punu më në atë institucion.

A e dini çfarë ligji keni miratuar?

Sonte me siguri po pyesni veten pse opozita nuk e ka dërguar edhe këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese.

Amatera!/Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?