Babai i Lindsay Lohan, Michael arrestohet sërish për dhunë në familje

Babai i Lindsay Lohan, Michael arrestohet sërish për dhunë në familje

Michael Lohan, babai i aktores Lindsay Lohan, është arrestuar përsëri në Palm Beach, Florida, për shkelje të dënimit me kusht, vetëm disa javë pasi u lëshua një urdhër arresti për sulm të dyshuar ndaj ish-bashkëshortes së tij, Kate Major. 64-vjeçari u arrestua më 21 shkurt në Spring, Teksas, pas një incidenti me Major, e cila […]

64-vjeçari u arrestua më 21 shkurt në Spring, Teksas, pas një incidenti me Major, e cila raportoi në polici se ai e kishte rrëzuar nga karrigia disa ditë më parë.

Autoritetet thanë se ajo kishte mavijosje në trup dhe ndjente dhimbje pas sulmit.

Lohan u ndalua pa rezistencë dhe u mbajt nën akuzën e dhunës së vazhdueshme në familje, me një garanci prej 30,000 dollarësh (rreth 27,500 euro).

Ky nuk është problemi i tij i parë me ligjin. Në vitin 2022, ai u dënua në Florida për një skemë mashtrimi që përfshinte ndërmjetësimin e pacientëve në qendra rehabilitimi, për të cilën ishte në periudhë prove, shkruan Telegrafi, transmeton Periskopi.

Shkelja e kësaj prove me arrestimin e tij të fundit çoi në një urdhër ekstradimi nga Teksasi në Florida.

Lohan dhe Kate Major, të cilët u martuan në 2014 dhe u ndanë në 2018, kanë dy djem së bashku, ndërsa ai ka edhe katër fëmijë nga martesa e tij e parë me Dina Lohan, përfshirë Lindsay.

Incidenti i fundit vjen pas një historie të gjatë konfliktesh mes Lohan dhe Major, të cilët janë përballur me akuza të ndërsjella dhe përleshje publike, disa prej të cilave janë dokumentuar edhe nga mediet./Periskopi/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya