Arrestohet 28-vjeçari në Prizren, e ngarkoi viktimën me kamata mbi 100,000 euro

Një 28-vjeçar është arrestuar në Prizren për fajde. Policia mëngjesin e së enjtes ka nisur operacionin për arrestimin e të dyshuarit, pas hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe një ekip nga Drejtoria e Krimit të Organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë -Prishtinë. Sipas Policisë, i dyshuari ka përfituar përmes kamatave një […]
Policia mëngjesin e së enjtes ka nisur operacionin për arrestimin e të dyshuarit, pas hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe një ekip nga Drejtoria e Krimit të Organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë -Prishtinë.
Sipas Policisë, i dyshuari ka përfituar përmes kamatave një shumë joproporcionale me sa ka dhënë borxh.
“I dyshuari E. K. , mashkull, 28 vjeçar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, e ngarkon me kamata mujore viktimën, kamata të cilat e kalojnë shumën mbi 100000 (një qind mijë) euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Gjatë operacionit policor është kontrolluar banesa e të dyshuarit në Prizren si dhe janë sekuestruar prova që ndërlidhen me veprën penale.
I dyshuari është në ndalim për 24 orë.












