Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Mediat serbe raportojnë se grupi paramilitarë serb i udhëhequr nga Milan Radojiçiq pritet t’i ndal në ndihmë sot regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiqit. Edhe analisti serb, Dushan Janjiq, tha mbrëmë në Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që presidenti Vuçiq të fusë në veprim paramilitarë nga ata që morën pjesë në sulmin terrorist të Banjkës […]

Mediat serbe raportojnë se grupi paramilitarë serb i udhëhequr nga Milan Radojiçiq pritet t’i ndal në ndihmë sot regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiqit.

Edhe analisti serb, Dushan Janjiq, tha mbrëmë në Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që presidenti Vuçiq të fusë në veprim paramilitarë nga ata që morën pjesë në sulmin terrorist të Banjkës në Kosovë kundër studentëve protestues ditën e nesërme, transmeton Periskopi.

Janjiq theksoi se një pjesë e këtyre personave janë stërvitur nga Republika Serbe dhe të tjerë janë trajnuar në Rusi “ka disa zëra nga struktura të brendshme të inteligjencës se diku te 800 njerëz si njerëzit që morën pjesë në sulmin e Banjskës janë të përgatitur nga Republika Serbe, të njëjtat struktura që morën pjesë në Banjskë në Kosovë dhe tanimë janë duke folur me Dodik, një pjesë e tyre janë të trajnuar në Rusi”.

“Në Bosnjë, në Republikën Serbe në policinë e tyre janë me mijëra njerëz të mirë trajnuar në Rusi.

Nuk duhen përjashtuar incidente si ato të Banjskës. Nuk jam pro spekulimeve, por po flas me hipoteza, Vuçiq po përballet me një problem, të bindë të tjerët se kemi një revolucion me ngjyra. Mund të ketë disa incidente, por ndoshta mund të ndërmarrë të njëjtat lëvizje si Millosheviqi në protestat e mëdha të marsit, pra për të shpërqendruar vëmendjen e ndërkombëtare në Republikën Serbe. Forcat evropiane tashmë janë në Bosnjë dhe i kanë planet, ndonjëherë veprimet ushtarake i ulin problemet. Në Kosovë pas Banjskës nuk ka më diskutim për kontrollin e territorit”, tha ai.

Ndryshe, Vuçiq pretendon se qëllimi i tyre është të nxisin luftë civile dhe të marrin pushtetin me dhunë.

Studentët, të cilët po protestojnë që nga fundi i vitit të kaluar, nisën pakënaqësitë e tyre pas rrëzimit të një strehimoreje të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona. Që atëherë, ata janë mbledhur në numër të madh në qytete të ndryshme të Serbisë, veçanërisht në Beograd, Novi Sad, Kragujevc dhe disa qytete të tjera.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?