“Aksionet e Thaçit me shokë kundër policisë serbe”, artikulli i 1993: Partitë në Kosovë thonin se forcat serbe po vriten mes veti

“Aksionet e Thaçit me shokë kundër policisë serbe”, artikulli i 1993: Partitë në Kosovë thonin se forcat serbe po vriten mes veti

Disa të rinj entuziastë nga Drenica filluan sulmet e para të armatosura kundër forcave policore serbe pas vitit 1992. Ata nuk u pajtuan me gjendjen ekzistuese dhe morën vendim që poshtrimit, torturave, përndjekjes e vrasjeve sistematike të shqiptarëve nga okupatori serb t’u thuhet mjaft. Në shtator 1992, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Jakup Nura dhe Ramiz […]

Disa të rinj entuziastë nga Drenica filluan sulmet e para të armatosura kundër forcave policore serbe pas vitit 1992.

Ata nuk u pajtuan me gjendjen ekzistuese dhe morën vendim që poshtrimit, torturave, përndjekjes e vrasjeve sistematike të shqiptarëve nga okupatori serb t’u thuhet mjaft.

Në shtator 1992, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Jakup Nura dhe Ramiz Lladrovci do të kryenin aksionin e parë te hekurudha e trenit në Drenas.

Ky nuk ishte aksioni i vetëm. Pas tij, grupi i komandantit legjendar Adem Jashari do të fillonte sulmet guerile dhe nga ai moment forcat okupatore serbe nuk do të ndiheshin rehat në rajonin e Drenicës.

Adem Jashari, Sami Lushtaku, Jakup Nura, Sami e Nuredin Lushtaku, Fadil Kodra, Sahit Jashari, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Ilaz Kodra, Besim Rama e të tjerë, filluan goditjen e armikut.

Në maj të 1993 u krye një aksion i madh kundër policisë serbe.

“Për të vazhduar më pastaj në maj të vitit 1993 në ballafaqimin që kemi pasur me një grup të madh të policisë serbe, po ashtu në Drenas”, do të shprehej Hashim Thaçi më pas, duke treguar se aksioni ishte i suksesshëm dhe asnjë anëtar i grupit nuk ishte dëmtuar.

Mediat serbe të asaj kohe u alarmuan, forcat serbe ishin trazuar e popullata shqiptare nuk besonte që ka shqiptarë që do t’i kthenin pushkën Serbisë.

Gazetarja Violeta Orosi kishte publikuar një artikull të datës 31 maj 1993 ku tregonte për sulmin në Drenas.

Partitë politike në Kosovë kishin deklaruar atë kohë se forcat serbe po vriten mes veti.

“Ishte një përballje e ndërsjellë mes pjesëtarëve të policisë”, thuhej në reagimin e partive shqiptare.

“Organet zyrtare serbe kanë akuzuar “terroristët shqiptarë” si përgjegjës për këtë incident të rëndë, ndonëse deri më tani (e enjte, 27 maj) asnjë nga sulmuesit nuk është kapur”, thuhej në artikullin e datës 31 maj 1993.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?