Aksident trafiku në Strellc të Deçanit, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve u regjistrua sot në fshatin Strellc të Deçanit, raporton Periskopi. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. “Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e […]
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve u regjistrua sot në fshatin Strellc të Deçanit, raporton Periskopi.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kuptuar shkaqet e aksidentit”, tha tutje Gashi.












