​Admirali Dragone: KFOR-i vazhdon ta ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë

​Admirali Dragone: KFOR-i vazhdon ta ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë

KFOR-i siguron një mjedis të sigurt duke nxitur një Kosovë multietnike dhe demokratike, tha admirali Giuseppe Cavo Dragone i cili qëndroi dje në Prishtinë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Giuseppe Cavo Dragone, i cili është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, e lavdëroi “përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të […]

Giuseppe Cavo Dragone, i cili është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, e lavdëroi “përkushtimin e palëkundur të të gjithë personelit të KFOR-it, i cili vazhdon të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999”, transmeton Periskopi.

“Vlerësim i veçantë për Ekipin Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s, tani të udhëhequr nga gjenerali Christian Nawrat, për rolin e tyre kryesor në këshillimin dhe mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke rritur stabilitetin rajonal”, shkroi në X admirali Giuseppe Cavo Dragone.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 11 mars, Mark Rutte tha NATO mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Prania sot këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai.

During the visit with the NAC, we praised the unwavering dedication of all #NATO‘s #KFOR personnel, who continue to safeguard peace & stability in #Kosovo since 1999.
Under the current leadership of MG Enrico Barduani🇮🇹, KFOR ensures a secure environment, fostering a multi-ethnic… https://t.co/juW8r9uNvF pic.twitter.com/5g8mp365xN

— Admiral Giuseppe CAVO DRAGONE (@CMC_NATO) March 11, 2025

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?