Administrohen provat materiale në gjykimin për krime lufte ndaj ish-gardianit Milenkoviq

Administrohen provat materiale në gjykimin për krime lufte ndaj ish-gardianit Milenkoviq

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është bërë administrimi i provave materiale, në rastin ku po akuzohet Dragisha Milenkonviq për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në këtë rast, Dragisha Milenkoviq ngarkohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të […]

Në këtë rast, Dragisha Milenkoviq ngarkohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë çnjerëzore të burgosurit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori i rastit Atdhe Dema tha se nuk e sheh të nevojshme që të propozojë leximin e deklaratave të dëshmitarëve në cilësinë e provave materiale pasi që të njëjtit janë dëgjuar në këtë shqyrtim gjyqësor.

Mirëpo, ai propozoi që të lexohen provat që kanë të bëjnë me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, për të cilën ngarkohet i akuzuari Milenkoviq.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Dragisha Milenkoviq, avokati Dejan Vasiq, tha se përmes parashtresës së 6 qershorit 2024 kanë kërkuar që Prokuroria t’ua dorëzojë deklaratat e mëparshme të dëshmitarit Arsim Zyba, që njërën prej tyre e ka dhënë pranë UNMIK-ut dhe tjetrën pranë EULEX-it. Andaj, kërkoi që këto deklarata t’i ofrohen nga ana e Prokurorisë.

Po ashtu, avokati Vasiq propozoi që të përfshihen si prova edhe procesverbalet e identifikimit të të akuzuarit Dragisha Milenkoviq nga dëshmitarët Ramadan Nishori dhe Ilmi Xhylani.

Por, prokurori Dema tha se për dëshmitarin Nishori ka procesverbal dhe iu është dërguar së bashku me shkresat tjera të lëndës, ndërsa për Xhylanin tha se nuk ka procesverbal të identifikimit.

Mbrojtja gjithashtu ka propozuar edhe katër vërtetime mbi marrëdhëniet e punës për katër persona, që kanë qenë të punësuar në burgun e Prishtinës, për të cilat mbrojtja tha se ka kundërthënie me dëshmitë e dëshmitarëve.

Këto propozime, Prokuroria i ka kundërshtuar me arsyetimin se nuk kanë asnjë relevancë me objektin e akuzës dhe në asnjë rast nuk janë përfshirë në aktakuzë.

Më pas, kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi ka refuzuar propozimin e Prokurorisë për leximin e provave që kanë të bëjnë me veprën penale të armëmbajtjes pa leje pasi që i akuzuari vetëm se e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale.

Po ashtu, ka refuzuar edhe propozimin e mbrojtjes për sigurimin e procesverbalit për identifikimin e të akuzuarit Milenkoviq, nga Ilmi Xhylani, pasi që ky procesverbal nuk gjendet në shkresat e lëndës dhe Prokuroria deklaroi se nuk është bërë procesverbal i identifikimit.

Gjykatësi Krasniqi gjithashtu refuzoi edhe propozimin sa i përket deklaratave të Arsim Zybës pasi që të njëjtat nuk kanë qenë të propozuara në aktakuzë dhe se Prokuroria nuk i posedon ato deklarata.

Trupi gjykues ka refuzuar edhe propozimet e mbrojtjes lidhur me vërtetimet për marrëdhëniet e punës për shkak se dokumentet e lëshuara janë nga një shtet tjetër dhe e kanë të pamundur ta vërtetojnë origjinalitetin e tyre për shkak të mungesës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar me shtetin e Serbisë.

Ndërsa, u aprovua propozimi i mbrojtjes që të administrohen si prova materiale fotografitë e dorëzuara nga mbrojtja të cilat janë përdorë edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Dragisha Milenkoviqin se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë.

Më 10 janar 2024, në seancën fillestare Milenkoviq ishte deklaruar i pafajshëm për krime lufte, ndërsa kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?