Abdixhiku ia thotë Sorensenit: E refuzojmë draft statutin e Asociacionit që e pranoi Qeveria në largim

Abdixhiku ia thotë Sorensenit: E refuzojmë draft statutin e Asociacionit që e pranoi Qeveria në largim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Abdixhiku tha se “ e njoftova në veçanti dhe me pozicionin tonë për refuzimin e draft statututit të Asociacionit të pranuar nga Qeveria në largim; si dokument i autonomisë territoriale brenda Kosovës”, raporton Periskopi. […]

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Abdixhiku tha se “ e njoftova në veçanti dhe me pozicionin tonë për refuzimin e draft statututit të Asociacionit të pranuar nga Qeveria në largim; si dokument i autonomisë territoriale brenda Kosovës”, raporton Periskopi.

Njoftimi i plotë:

Prita sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Peter Sorensen.

Gjatë takimit, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

E urova për detyrën e marrë dhe e njoftova emisarin Sorensen me qëndrimet e Lidhjes Demokratike rreth dialogut; se LDK i jep përkrahje procesit të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; me theks të veçantë në arritjen e njohjes së ndërsjellë. E njoftova në veçanti dhe me pozicionin tonë për refuzimin e draft statututit të Asociacionit të pranuar nga Qeveria në largim; si dokument i autonomisë territoriale brenda Kosovës.

Kërkova që Bashkimi Evropian të heq masat ndëshkuese për Kosovën sepse të njëjtat përveçse po dëmtojnë qytetarët tanë, dëmtojnë edhe vetë procesin e integrimit të Republikés së Kosovës në familjen euroatlantike!

Po ashtu shpreha besimin se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për integrim si dhe në proceset tjera.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?