Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për mënyrën se si janë renditur kandidatët e kësaj partie në listën për deputetë, teksa bëri të ditur se Arben Gashi dhe Paris Guri do të jenë deputetët e ardhshëm në Kuvendin e Kosovës. Abdixhiku tha se renditjen e kandidatëve e kanë bërë në mënyrë parimore, ku tha […]

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për mënyrën se si janë renditur kandidatët e kësaj partie në listën për deputetë, teksa bëri të ditur se Arben Gashi dhe Paris Guri do të jenë deputetët e ardhshëm në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku tha se renditjen e kandidatëve e kanë bërë në mënyrë parimore, ku tha se fillimisht kanë vendosur nënkryetarët e partisë, pastaj kryetarët e komunave, ish-kryeministrin e me radhë.

“Në qoftë se do të kisha aq fuqi sa të përcaktoja deputetët e ardhshëm të Kosovës, do të isha shumë i lumtur. Por, ndoshta identifikimi me kryetarin e partisë ose me frymën që e sjelli unë në LDK, ndoshta është e pëlqyeshme”.

“Njerëzit që identifikohen me kryetarin e partisë, marrin vota pak më tepër sepse besojnë se votuesit e LDK-së e mbështesin. Është e mundshme që njerëzit që identifikohen me reformën e partisë, të marrin pëlqim më të madh”, tha Abdixhiku në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, kreu i LDK-së tha se nuk e përcakton votuesin kosovar se si voton dhe as nuk e cakton listën e kandidatëve, teksa tha se po të kishin lista të mbyllura, përgjegjësia do të ishte e tij se si do t’i rendiste kandidatët që do ta merrnin mandatin.

“Listat janë të hapura, ajo çka mund të them është se jam shumë i kënaqur me votën e dhënë për mua, për bartësin e listës, diku 86 për qind, që është një shenjë e mbështetjes së votuesit të LDK-së për kryetarin e partisë. Do të largohen disa kryetarë të komunave nga lista e deputetëve, kjo është një familje, gara ka përfunduar më 9 shkurt brenda kësaj familje”.

“Do të doja që ta kisha atë fuqi që të përcaktoja njerëzit, por s’e ka asnjë lider. Pa Imri Ahmetin dhe Gazmend Muhaxherin, do ta kishim Arben Gashin dhe Paris Gurin, atëherë do të kompletohej lista e përafërt para certifikimit të rezultateve”, tha ai./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?