Zvicër/ Konfirmohet dënimi i kosovarit me 10 vite burg, tentoi ta mbysë ish-gruan

Zvicër/ Konfirmohet dënimi i kosovarit me 10 vite burg, tentoi ta mbysë ish-gruan

Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës ka konfirmuar dënimin e një personi me dhjetë vjet burg, gjobë për tentativë vrasje dhe vepra të tjera. Kosovari ka dashur ta mbysë ish-bashkëshorten për shkak të një mosmarrëveshjeje për djalin e tyre. Në vendimin e saj të korrikut 2023, Gjykata paraprake, ajo e […]

Gjykata Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës ka konfirmuar dënimin e një personi me dhjetë vjet burg, gjobë për tentativë vrasje dhe vepra të tjera. Kosovari ka dashur ta mbysë ish-bashkëshorten për shkak të një mosmarrëveshjeje për djalin e tyre.

Në vendimin e saj të korrikut 2023, Gjykata paraprake, ajo e Lartë e Kantonit të Bernës kishte urdhëruar veç dënimit të përmendur gjithashtu edhe një dëbim dhjetëvjeçar nga vendi.

Gjykata më e lartë zvicerane ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e ankuesit, shkruan plattformj.ch. Ndër të tjera ai kishte kritikuar kualifikimin e krimit si vrasje e mbetur në tentativë dhe kishte kërkuar që të hiqet dëbimi nga vendi.

Burri i dënuar, akuzohej se kishte lidhur rripin e një çante laptopi me një rrip pëlhure përpara se të takonte ish-gruan e tij në fillim të vitit 2021. Ai e mori këtë dhe një thikë kuzhine me vete në vendin ku kishin rënë dakord të takoheshin. Me atë rast ai kishte bërë përpjekje ta mbyste gruan (ta ngulfaste), por ajo kishte arritur t’i ikte lakut mbi kokë dhe të shpëtonte.

Motivi i të dënuarit për krimin e bërë ishte se ai donte ta vendoste djalin e tij në një shtëpi fëmijësh, sepse aty do të kishte përkujdesje më të mirë, përcjell albinfo.ch. Marrëdhënia e çiftit të divorcuar ishte shumë e tensionuar për shkak të mosmarrëveshjes për djalin e tyre dhe për këtë arsye kishin ndërhyrë autoritetet.

Burri ishte gjithashtu xheloz dhe kishte kërcënuar se do të vriste ish-gruan e tij nëse ajo hynte në një lidhje me një burrë tjetër.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?