ZPS-ja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

ZPS-ja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka apeluar vendimin e gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, me të cilin ishte konfirmuar pjesërisht aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit lidhur me administrimin e drejtësisë. Kjo u bë e ditur përmes zëdhënësit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në […]

Kjo u bë e ditur përmes zëdhënësit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, i cili tha se Prokuroria ka parashtruar se gjyqtarja keqinterpretoi disa elemente të Kodit Penal të Kosovës.

Si rrjedhojë, janë caktuar panelin e gjyqtarëve për të vendosur në Apel lidhur me këtë çështje, i cili panel përbëhet nga gjykatësit Michael Picard, Emilio Gati, dhe Nina Jorgensen, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Në çështjen gjyqësore Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi për ndikim të pretenduar ndaj dëshmitarëve, kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, caktoi më 3 shkurt Panelin e Gjykatës së Apelit pasi gjykatësja e procedurës paraprake i miratoi Prokurorisë leje të apelonte katër pika në lidhje me vendimin mbi konfirmimin e aktakuzës nga gjykatësja e procedurës paraprake, me të cilin konfirmoi pjesërisht akuzat kundër zotit Thaçi, zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi”, tha Doyle.

Ai shtoi se me 30 janar është vendosur që Alexander Admiraal të jetë mbrojtës i Hajredin Kuçit.

Kurse, në rastin për krime lufte ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 30 janar është lejuar që një viktimë pjesëmarrëse ta zbulonte statusin e saj për një palë të tretë, por jo edhe për publikun.

Sipas Doyle, trupi gjykues kishte konstatuar se kjo ishte e domosdoshme. Ndërsa, më 3 shkurt 2025, është vendosur që dëshmia e një dëshmitari është e përshtatshme për t’u pranuar me shkrim, mirëpo ai do të jetë i disponueshëm përmes video-lidhjes në sallën e gjyqit për t’u marrë në pyetje nga mbrojtja.

“Trupi gjykues theksoi se mbrojtja nuk e kundërshtoi mocionin dhe se ai ishte bindur që pranimi i deklaratës së dëshmitarit në formë të shkruar nuk e dëmton padrejtësisht mbrojtjen dhe gjithashtu do të kontribuojë në kryerjen e shpejtë të procesit, meqë do të shkurtojë kohëzgjatjen e pyetjeve të Prokurorisë nga katër orë në 45 minuta. Trupi gjykues gjykoi se dhënia e dëshmisë përmes video-konferencës do të jetë më e favorshme për mirëqenien e dëshmitarit dhe njëkohësisht do të sigurojë fleksibilitet në planifikim, çka kontribuon në shpejtësinë e procesit”, tha Doyle, duke shtuar se deri më tani kanë dëshmuar 119 dëshmitarë në këtë rast.

Zëdhënësi theksoi se në çështjen ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës, më 29 janar, trupi gjykues pranoi një viktimë për të marrë pjesë në këtë proces gjyqësor.

“Trupi gjykues konstatoi se viktima pësoi dëm mendor në formë ankthi nga krimet e paraqitura në aktakuzë. Megjithatë, trupi gjykues vendosi se kuadri i kufizuar i dëmit dhe faza e avancuar e procesit, ku seancat për pranimin e fajësisë janë mbajtur tashmë, nuk lejojnë pjesëmarrjen e plotë të viktimës nëpërmjet mbrojtësit të viktimave”, tha Doyle.

Doyle foli edhe për seancën e 4 shkurtit 2025, ku u vendos lidhur me marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe shumës që duhet paguar për zhdëmtim ndaj viktimës 1 në mes ZPS-së dhe të akuzuarve Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari.

Ai përmendi se Haxhi Shala u dënua me 3 vjet burgim dhe u urdhërua që të paguajë 400 euro për viktimën 1. Ndërsa, Januzi dhe Bahtijari u dënuan me nga 2 vite burgim. Ky i fundit nuk do të paguajë asgjë për viktimën, kurse Januzi do të paguajë 100 euro. Në dënim, atyre iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?