“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit

“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit

Një debat i fortë verbal mes Jozit dhe Gjestit menjëherë pas përfundimit të spektaklit të Big Brother Vip Albania të së martës, ka degraduar me ofendime të rënda nga Jozi në drejtim të Gjestit, duke i thënë “Nëse nuk kërkon falje, je kopil i shkinëve”.   Si pasojë e ofendimeve, “Vëllai i Madh” vendosi përjashtimin […]

Një debat i fortë verbal mes Jozit dhe Gjestit menjëherë pas përfundimit të spektaklit të Big Brother Vip Albania të së martës, ka degraduar me ofendime të rënda nga Jozi në drejtim të Gjestit, duke i thënë “Nëse nuk kërkon falje, je kopil i shkinëve”.  

Si pasojë e ofendimeve, “Vëllai i Madh” vendosi përjashtimin menjëherë nga gara të Jozit.

Top Channel ka pasur një komunikim ditën e sotme me grupin e menaxherëve të Gjestit, i cili ka reaguar për këtë rast dhe ka treguar sesi është përjetuar kjo deklaratë nga familjarët e tij.

Në këtë komunikim, grupi i menaxherëve të Gjestit kanë deklaruar se familjarët e tij janë prekur shumë nga ky etiketim, duke shtuar se ata janë një familje dëshmorësh dhe kjo është një fyerje tepër e rëndë dhe e dhimbshme.

“Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme. Jo vetëm Gjesti dhe familja e tij, por të gjithë kemi qenë shumë të shqetësuar nga ai koment i cili me bindje themi se nuk ka prekur vetëm Gjestin personalisht, por edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës. Ai është rritur me vlera të forta familjare dhe kombëtare, me respekt dhe krenari për historinë e Kosovës”, thuhet në deklaratën për Top Channel.

Pas asaj deklarate nga Jozi, Gjesti përmendi disa herë babanë e tij duke thënë “nuk dua ta dëgjojë, do të mërzitet, ai ka luftuar dhe ka humbur vëllanë në luftë”. Por si e ka pritur i ati i këngëtarit të gjithë këtë situatë?

“Babai i tij është veteran i luftës dhe Gjesti e di shumë mirë çfarë kemi kaluar ne si popull. Xhaxhai i tij ka dhënë jetën për këtë tokë dhe ende sot është i zhdukur, as varrin nuk ja dinë. Dhe tani të dëgjojë djalin e tij që fyhet me një shprehje aq të rëndë që i mohon identitetin dhe historinë e familjes, është e papranueshme dhe e dhimbshme, jo vetëm për ne, por për çdo familje që ka sakrifikuar për lirinë”, theksuan ata.

Si e pritën vendimin për përjashtimin e Jozit?

“Të lumtur që produksioni mori masa të menjëhershme!”, tha ai.

Të pyetur nëse familjarët e Gjestit kanë një mesazh për Jozin, deklaruan: Duhet të them që ne jemi të prekur dhe nuk i falim këto fjalë. Kërkojmë respekt. Të gjithë mund të kenë debate dhe mospajtime brenda një loje, ama askush nuk ka të drejtë të fyejë dikë në mënyrë kaq të rëndë dhe të prekë në plagë që ende nuk janë shëruar. Shpresojmë që si shoqëri të mësojmë të respektojmë njeri-tjetrin, sepse gjaku qe është derdhur mbi këtë komb nuk bën dallime mes nesh./tch

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya