Vdekja e Qerkinit, Krasniqi: Baca Bajram nuk i gjeti kurrë eshtrat e djalit, dhimbjen e shndërroi në forcë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”. “Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Bacës Bajram Qerkini. Ai nuk ishte thjesht Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” – ai ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Bacës Bajram Qerkini. Ai nuk ishte thjesht Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” – ai ishte fuqia e prindërve në pritje dhe zemra e një populli që ende pret drejtësi. Baca Bajram nuk i gjeti kurrë eshtrat e djalit të tij, Reshatit. Ai jetoi me atë dhembje dhe e shndërroi në forcë, në këmbëngulje, në një betejë të pandalshme për të vërtetën, kujtimin dhe drejtësinë.”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-sw tha se “Kauza e Bacës Bajram, ashtu si edhe e qindra bashkëkombësve tanë të tjerë, mbetet amanet i përjetshëm”.

“Nuk do t’i harrojmë ata që mungojnë dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. Pusho në paqe, Bacë!”, ka shtuar Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?