VV-ja në ditën e zgjedhjeve e mer edhe një gjobë prej PZAP-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba edhe në ditën e zgjedhjeve, që u mbajtën dje. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 8 mijë euro. Gjoba në vlerë prej 6 mijë euro, Vetëvendosjes i është shqiptuar pas një ankesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me deklaratat e Ministrit Faton Peci. Tjetra gjobë […]

Gjoba në vlerë prej 6 mijë euro, Vetëvendosjes i është shqiptuar pas një ankesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me deklaratat e Ministrit Faton Peci.

Tjetra gjobë në vlerë 2 mijë euro kësaj partie i është shqiptuar për një tubim në një shkollë në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë edhe fëmijë.

Një gjobë në vlerë 3 mijë euro është shqiptuar ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas ankesës së Vetëvendosjes.

Shkak ka qenë një takim i kandidatit Bali Muharremaj me punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Për qëllime elektorale dhe me qëllim të promovimit të vetës dhe subjektit të tij politik dhe me qëllim teë inkurajimit të përfitimit nga nëpunësit publik, kandidati për deputet realizon vizita në institucione publike të shëndetësisë në kundërshtim me LZP’në”, pretendohet në ankesë.

PZAP ka gjobitur edhe Koalicionin për Familjen pas ankesës së VV’së. Vlera e gjobës është 2 mijë euro dhe është për një postim të një mbështetësi të kësaj partie.

Të gjitha partitë obligohen t’i paguajnë gjobat brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e vendimeve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?