Voton Kurti: Ushtrojeni të drejtën e juaj demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet

Kryeministri i Kosovës, si dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka votuar në vendvotimin te Fakulteti Ekonomik. Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij gjatë votimit. Kurti ka inkurajuar qytetarët që të votojnë. “Përdorni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha ai. “Ditë e re dhe me […]
Kryeministri i Kosovës, si dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka votuar në vendvotimin te Fakulteti Ekonomik.
Ai është shoqëruar nga bashkëshortja e tij gjatë votimit.
Kurti ka inkurajuar qytetarët që të votojnë. “Përdorni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha ai.
“Ditë e re dhe me zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. Falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste, e inkurajoj çdo njeri të votojë. Ushtrojeni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme. Gëzuar e suksese”, tha Kurti.
Foto: EO













