Votat e diasporës: 868 persona kanë votuar më shumë se një herë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës. Deri më tani janë identifikuar 868 raste të votimit të shumëfishtë, ku një person ka votuar më shumë se një herë, madje në disa raste deri në 10 herë. Përveç kësaj, 19 persona të tjerë janë […]

Deri më tani janë identifikuar 868 raste të votimit të shumëfishtë, ku një person ka votuar më shumë se një herë, madje në disa raste deri në 10 herë.

Përveç kësaj, 19 persona të tjerë janë zbuluar se kanë votuar fizikisht në ambasada, por njëkohësisht kanë dërguar votën edhe përmes postës, duke e shkelur ligjin zgjedhor.

Çfarë thotë ligji?

Sipas Nenit 213 të Kodit penal të Kosovës, keqpërdorimi i të drejtës së votimit është një vepër penale dhe dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet për këdo që:

Voton ose tenton të votojë në emër të një personi tjetër;

Voton ose tenton të votojë më shumë se një herë;

Shfrytëzon më shumë se një listë votimi.

Ndërsa, anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor që lejojnë apo ndihmojnë një person të kryejë këto vepra, mund të dënohen me 3 deri në 5 vjet burgim.

Ky skandal ka ngritur shqetësime të mëdha për integritetin e procesit zgjedhor.

Prokuroria pritet të marrë masa për hetimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?