Veliaj bën ankesë për masën e sigurisë “arrest me burg”

Veliaj bën ankesë për masën e sigurisë “arrest me burg”

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë ankesë për masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi u dha më 12 shkurt me urdhër të SPAK, ndërsa ndodhet prej rreth 2 javësh në paraburgimin e Durrësit. Kryebashkiaku Erjon Veliaj, sipas hetimit të deritanishëm të SPAK dyshohet se kreu korrupsion në nëntë raste dhe pastroi […]

Vendimi u dha më 12 shkurt me urdhër të SPAK, ndërsa ndodhet prej rreth 2 javësh në paraburgimin e Durrësit.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, sipas hetimit të deritanishëm të SPAK dyshohet se kreu korrupsion në nëntë raste dhe pastroi para, ndërsa investigimi penal nisi nga një informacion përmes postës prej shtetasit të vetidentifikuar si Nesti Angoni, të dhëna që u protokolluan korrikun e 2023.

Disa muaj më vonë SPAK u vu në lëvizje duke kërkuar si fillim deklaratat e pasurisë dhe që më tepër se një vit më vonë nga informimi prej Angonit, në vjeshtën e 2024 pyeti një sërë dëshmitarësh mes tyre edhe Ina Goxhaj e cila dyshohet se u intimidua në zyrat e avokatit të popullit, nga deputetja socialiste Klotida Bushka, edhe ajo nën hetim në një procedim të veçuar dhe në zhvillim e sipër.

Erjon Veliaj mbahet në burgun e Durrësit dhe vazhdimisht nga qelia ka hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK , mes tyre edhe për gjendjen gjyqësore ku Veliaj paraqitej si një i dënuar, rrethanë që rezultoi e pavërtetë. SPAK dhe drejtoria e burgjeve sqaruan se e përshkruan si të dënuar Veliajn, për shkak të një gabimi në sistemin elektronik.

SPAK dhe gjykata e posaçme ndërkohë kërkojnë gjetjen e përgjegjësve për tubimin dhe intimidimin e gjyqtarëve pas shpalljes së vendimit, gjë për të cilën policia reagoi duke u shprehur se askush nuk kishte kërkuar ndihmë mes tyre as Garda./TopChannel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?