Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vranë katër fëmijë në masakrën në Podujevë

Ka vdekur Enver Duriqi, të cilit më 28 mars 1999 i ishin vrarë katër fëmijët, gruan dhe prindërit, në masakrën ndaj familjeve Duriqi, Bogujevci dhe Llugaliu në Podujevë. Lajmi për vdekjen e Duriqit u dha nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që Duriqin e quajti zë të së vërtetës dhe drejtësisë. Duriqit më […]

Lajmi për vdekjen e Duriqit u dha nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që Duriqin e quajti zë të së vërtetës dhe drejtësisë.

Duriqit më 28 mars në këtë masakër i ishin vrarë fëmijët e moshave 3, 5, 8 dhe 10-vjeç. Pas luftës kishte filluar jetën e re dhe kishte sërish katër fëmijë, e të cilëve ua kishte lënë emrat e njëjtë sikur të të vrarëve.

“Me dhimbje dhe respekt të thellë ndahemi nga Enver Duriqi, një njeri i cili, përkundër tragjedisë së pamasë që përjetoi, nuk reshti së luftuari për drejtësi dhe të vërtetën. Gjatë luftës, ai humbi gjithçka – katër fëmijët, bashkëshorten dhe të dy prindërit, të vrarë mizorisht. Megjithatë, kjo humbje nuk e theu shpirtin e tij, por përkundrazi, e bëri edhe më të vendosur që të kërkonte drejtësi për viktimat dhe të ndihmonte që zëri i tyre të mos shuhej kurrë”, thuhet në njoftimin e FDH-së.

Nga FDH-ja Duriqi është cilësuar jo vetëm si dëshmitar i së kaluarës së dhimbshme, por edhe si simbol i palëkundur i qëndresës dhe drejtësisë.

Në masakrën ndaj tri familjeve në Podujevë ishin vrarë 16 persona.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?