Vatikani: Papa e kaloi edhe një natë të qetë në spital

Papa Françesku, që është hospitalizuar për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë, ka kaluar edhe një natë të qetë dhe tani po pushon, tha Vatikani më 28 shkurt. Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt dhe fillimisht u tha se ai po vuante nga bronkiti, […]

Papa Françesku, që është hospitalizuar për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë, ka kaluar edhe një natë të qetë dhe tani po pushon, tha Vatikani më 28 shkurt.

Françesku u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt dhe fillimisht u tha se ai po vuante nga bronkiti, por më pas u kuptua se ai kishte diçka më serioze.

Sipas informacioneve të publikuara një ditë më parë lidhur me gjendjen shëndetësore të Papës, Vatikani tha se gjendja e Atit të Shenjtë “po vazhdon të shfaqë shenja përmirësimi”, por prognoza e tij po vazhdon të monitorohet për shkak të situatës komplekse klinike.

Në dy vjetët e fundit, Françesku është përballur me probleme shëndetësore. Ai është i prirë që të ketë infeksione në mushkëri, pasi kur ishte i ri kishte hequr një pjesë të mushkërisë.

Pneumonia e dyfishtë është një infeksion serioz i dy mushkërive që mund të shkaktojë inflamacion dhe të vështirësojë frymëmarrjen. Vatikani tha se të shtunën Françesku përjetoi një “krizë të zgjatur të frymëmarrjes”, por kriza të tilla nuk ka pasur që atëherë.

Françesku, 88 vjeç, është udhëheqësi i Kishës Katolike që nga viti 2013./REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?