Ukraina: Nuk do të nënshkruajmë marrëveshje me Trump pa garanci sigurie

Ukraina: Nuk do të nënshkruajmë marrëveshje me Trump pa garanci sigurie

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka bërë të ditur se Kievi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje paraprake për një fond investimi të dedikuar për rindërtimin e Ukrainës. Gjatë një interviste për mediat ukrainase, ai tha se pas dy javësh negociata intensive, është rënë dakord mbi një “version faktikisht përfundimtar” të marrëveshjes së mineraleve mes […]

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka bërë të ditur se Kievi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje paraprake për një fond investimi të dedikuar për rindërtimin e Ukrainës. Gjatë një interviste për mediat ukrainase, ai tha se pas dy javësh negociata intensive, është rënë dakord mbi një “version faktikisht përfundimtar” të marrëveshjes së mineraleve mes dy vendeve.

Sipas Shmyhal, fondi do të menaxhohet në mënyrë të barabartë nga të dyja palët, ndërsa SHBA mbështet përpjekjet e Ukrainës për të siguruar garanci sigurie. “As presidenti Volodymyr Zelensky dhe as qeveria ukrainase nuk do të nënshkruajnë marrëveshjen pa garanci sigurie për Ukrainën,” theksoi ai, raporton euronews.

Një nga klauzolat kryesore të marrëveshjes parashikon që Uashingtoni të ndihmojë Ukrainën në sigurimin e garancive për një paqe të qëndrueshme. Shmyhal deklaroi se Kievi synon që këto garanci të bazohen në “planin e paqes” të paraqitur nga Zelensky vitin e kaluar, i cili parashikon ose anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose masa të tjera të forta sigurie.

Kryeministri ukrainas njoftoi gjithashtu se qeveria do të mblidhet të mërkurën për të shqyrtuar tekstin e plotë të marrëveshjes paraprake.

Presidenti Trump deklaroi të martën se, në këmbim të marrëveshjes, Ukraina do të marrë “të drejtën për të luftuar”, por nuk konfirmoi nëse SHBA do të vazhdojë furnizimin me pajisje ushtarake dhe municione.

Ukraina është një nga vendet më të pasura në botë për sa i përket burimeve natyrore. Rezervat e saj minerale kapin shifrin e 15 trilionë dollarë.

Pjesa më e madhe e mineraleve janë në lindje të Ukrainës në rajonat e pushtuara nga Rusia.

Mineralet kritike janë themeli i ekonomisë moderne dhe një faktor kyç për zhvillimin e teknologjisë së avancuar, përfshirë bateritë elektrike dhe teknologjinë ushtarake.

SHBA i kërkon me çdo kusht mineralet ukrainase për të reduktuar varësinë nga Kina, e cila aktualisht kontrollon 75% të këtyre elementëve të rëndësishëm.

Uashingtoni i druhet një monopoli të çmimeve nëse Rusia dhe Kina pasi janë të vetmet që i disponojnë këto minerale kritike për sigurinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?