Turqia shpërthen naj BE-së: Negociatat janë ndalur nga pikëpamjet islamofobe

Turqia shpërthen naj BE-së: Negociatat janë ndalur nga pikëpamjet islamofobe

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan priti të hënën në Ankara homologun rus Sergei Lavrov, për të diskutuar mbi konfliktin në Ukrainë, si dhe aspiratat e Turqisë për t’u bashkuar me BE-në apo me grupimin BRICS. Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit, Fidan deklaroi se negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE […]

Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit, Fidan deklaroi se negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE janë ndalur për shkak të pikëpamjeve islamofobe të bllokut, raporton euronews.

“Bashkimi Evropian ndodhet pranë nesh, por negociatat kanë ngrirë për shkak të ngurrimit të Unionit për të pranuar një vend me shumicë myslimane në radhët e tij, si pasojë e politikave që kanë të bëjë me identitetin e tij. Askush nuk e thotë këtë hapur, por është e vërtetë”, tha Fidan.

Vitin e kaluar, Turqia kërkoi të bashkohej me grupimin BRICS, që aktualisht kryesohet nga Rusia, me qëllim forcimin e lidhjeve si me Lindjen edhe me Perëndimin. Por shefi i diplomacisë turke theksoi se vendit nuk i është bërë ende një ftesë zyrtare.

Ai vlerësoi organizatën ku bëjnë pjesë edhe fuqi të tjera si Kina dhe India përballë BE-së. “Ndryshe nga Bashkimi Evropian, BRICS është shumë gjithëpërfshirës. Në të marrin pjesë vende të të gjitha besimeve fetare, kulturave dhe qytetërimeve, që bëhen së bashku me qëllim krijimin e një platforme. Shpresoj që një qasje e institucionalizuar dhe gjithëpërfshirëse në aspektin ekonomik do të zhvillohet edhe këtu”, theksoi Fidan.

Shtatorin e kaluar, Fidan tha se Turqia nuk do të kërkojë anëtarësimin në BRICS nëse vendit i garantohet anëtarësimi në BE.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?