Trump takohet me Macronin në Shtëpinë e Bardhë

Trump takohet me Macronin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur homologun francez, Emmanuel Macron, për bisedime në Shtëpinë e Bardhë më 24 shkurt. Dy udhëheqësit do të nisin takimin e tyre duke marrë pjesë në një takim virtual me udhëheqësit e tjetër të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7), ku do të diskutojnë për luftën […]

Dy udhëheqësit do të nisin takimin e tyre duke marrë pjesë në një takim virtual me udhëheqësit e tjetër të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7), ku do të diskutojnë për luftën në Ukrainë që sot shënon përvjetorin e tretë.

Më pas, ata pritet të mbajnë një konferencë për media.

Macron është udhëheqësi i parë evropian që e viziton Trumpin, pasi ai mori pushtetin muajin e kaluar. Më vonë gjatë javës, kryeministri britanik, Keir Starmer, pritet të qëndrojë në SHBA, teksa Evropa është alarmuar me qëndrimin e Trumpit karshi Ukrainës dhe me përpjekjet për të rivendosur raportet me Moskën, pas tre vjetësh konflikt në Ukrainë.

Macron dhe Starmer pritet të tentojnë që ta bindin Trumpin që të mos nxitohet që të arrijë një marrëveshje armëpushimi me presidentin rus, Vladimir Putin, me çdo kusht, ta mbajë të përfshirë në proces Evropën dhe të diskutojnë për garancitë ushtarake për Ukrainën.

Ndërkaq, Trump dhe ekipi i tij po negociojnë për një marrëveshje me Ukrainën për mineralet, pasi SHBA-ja dëshiron të rikuperojë disa nga paratë që administrata paraprake ka dërguar në Kiev në formë të armëve.

Trump tha gjatë fundjavës se beson se një marrëveshje për këtë gjë mund të arrihet shumë shpejt.

Më herët gjatë javës së kaluar, Macron deklaroi se gjatë takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë do t’i thotë udhëheqësit amerikan që të mos shfaqë “dobësi para Putinit”. Ai tha se shfaqja e dobësisë do të dërgonte mesazh te Kina dhe Irani, ndërkaq një marrëveshje e keqe me Rusinë, sipas Macronit, do të nënkuptonte kapitullimin e Ukrainës./RadioEvropaeLirë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?